LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth arrestimit të futbollistit, Liridon Leci

Policia jep detaje rreth arrestimit të futbollistit, Liridon Leci

Pak orë pasi arrestoi futbollistin e Prishtinës, Liridon Leci, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar duke dhënë detajet për arrestimin e tij.

Leci u arrestua në fund të ndeshjes Besa – Prishtina, të cilin kryeqytetasit e fituan 1:2.


Leci ishte ndalur nga policia pasi kishte hyrë në fushë edhe pse ishte ndëshkuar me karton të kuq. Policia thotë se Leci ka sulmuar policin dhe me urdhër të Prokurorit, Leci do të mbahet për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

“Gjatë zhvillimit të ndeshjes rreth orës 16:45 personi i dyshuar L.L (1985) ka hyrë në fushë të lojës prapa portës së ekipit të Prishtinës, me ç’rast oficeri policor ka ndërmarrë veprime për ta larguar të dyshuarin nga ai vend pasi që ishte krijuar pakënaqësi nga tribunat vendase dhe ishte përkeqësuar situata. Personi i dyshuar nuk ka përfillur urdhrin e policisë dhe i njëjti ka sulmuar oficerin policor duke e goditur në pjesën e sipërme të trupit”, thuhet në njoftim të Policisë.

Momenti kur policia e arrestoi gjatë ndeshjes futbollistin e Prishtinës (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur policia e arrestoi gjatë ndeshjes futbollistin e Prishtinës (Video)

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori