LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Bllokada politike po i vonon proceset e rëndësishme për Kosovën

Haradinaj: Bllokada politike po i vonon proceset e rëndësishme për Kosovën

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se bllokada politike në vend është duke vonuar proceset me rëndësi për Kosovën.

Ai këtë e ka thënë në një tryezë të organizuar nga Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës ku është diskutuar rreth integrimeve euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.


“Kosova ka dalë prej luftës duke mos trashëguar ndonjë forcë ushtarake sikurse vendet tjera të ish-Jugosllavisë. Prandaj ka filluar nga zero krijimin e forcave të saj ushtarake”, ka thënë Haradinaj.

Ai këtu ka theksuar se problem i Kosovës në themelimin e ushtrisë është Lista Serbe.

“Ajo është dorë e zgjatur e Serbisë dhe nuk pajtohet me ndryshimet kushtetuese që kërkohen për themelimin e ushtrisë”, ka shtuar Haradinaj.

Por, sipas tij edhe bllokada politike që po ndodhë muajt e fundit po i vonon proceset, sikurse është edhe çështja e demarkacionit.

“Qeveria e ka injoruar krijimin e legjislativit në përputhje me direktivat që çojnë në anëtarësim në NATO. NATO ka kontribuar në Kosovë në trajnime të trupave tanë tash e pas luftës”, ka vazhduar ai.

“Por për çudi nuk ka asgjë konkrete për anëtarësim në këtë organizatë dhe se 83% të trupave të FSK-së janë pensionuar vetëm duke u trajnuar”.

Haradinaj ka thënë se shpreson që gjeneratat e reja ushtarake të mos pensionohen vetëm duke ndjekur trajnime dhe se për këtë NATO duhet të marrë hapa konkret. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori