LAJMI I FUNDIT:

Lennox Lewis: Mos e përjashtoni Klitschkon si fitues

Lennox Lewis: Mos e përjashtoni Klitschkon si fitues

Boksieri i njohur, Lennox Lewis, beson se Wladimir Klitschko do të jetrë i përkushtuar që të dëshmojë kundër kritikëve të tij vlerat ndaj Anthony Joshuas në duelin që zhvillohet të shtunën mbrëma.

Boksieri ukrainas synon që t’i ri fitojë titujt e tij në IBF dhe WBA kur të ngjitet në ring ndaj 27 vjeçarit.


Por, 41 vjeçari nuk ka luftuar që prej duelit me Tyson Furyn në nëntor të vitit 2015 dhe Lewis që ka përvojë në duele të tilla dhe vështirësitë për rikthim, thotë se nuk bën të përjashtohet një fitore e Klitschkos ndaj Joshuas që nuk ka asnjë humbje ende, shkruan Telegrafi.

Klitschko tall kundërshtarin
Lexo po ashtu Klitschko tall kundërshtarin

“Të gjithë thonë se Klitschko është i vjetër, ai nuk mund të luftojë më. Mentalisht, ai dëshiron t’ua dëshmojë të gjithëve të kundërtën, sepse kjo është ajo që unë kam dashur të bëj dikur”.

“Dhe, nëse e shikoj atë, Klitschkon nuk e kam parë asnjëherë në formën më të mirë. Ne jemi gati për një luftë shumë të mirë”, deklaroi Lewis.

E majta e Joshuas që mund ta trondisë Klitschkon (Video)
Lexo po ashtu E majta e Joshuas që mund ta trondisë Klitschkon (Video)

Lewis pranon se madhësia e Joshuas është brengë për ekipin e tij para testit më të vështirë në karrierën e tij, sidomos nëse ai dështon ta kryejë duelin në raundet e para.

“Ai ka shumë peshë. Kjo mund ta bëjë diferencën. Të hyshë në ring me një peshë të tillë është e vështirë. Është shumë muskul për të lëvizur përreth në 12 runde. Ai duhet që të shikojë dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e tij dhe të sigurohet që të jetë 100 për qind në ring”, përfundoi Lewis deklaratën e tij për Sky Sports. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

La Liga
Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Premier League
Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

La Liga
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori