LAJMI I FUNDIT:

Dueli i vitit zhvillohet në Wembey, Joshua dhe Klitschko janë gati

Dueli i vitit zhvillohet në Wembey, Joshua dhe Klitschko janë gati

Këtë fundjavë, Wembey nuk do të presë një ndeshje futbolli, por një dyluftim boksi.

Përballë njëri-tjetrit, në stadiumin mitik të Londrës, do të vihen Wladimir Klitschko dhe Anthony Joshua për fronin e “Mbretit” në peshat e rënda të kësaj disipline sportive.


27-vjeçari Joshua është bërë boksier profesionist në vitin 2013 dhe që nga ai moment ai ka zhvilluar 18 ndeshje, duke mos humbur asnjë.

Britaniku, në prag të kësaj superpërballjes me gjigantin ukrainas, deklaroi se nuk është i shqetësuar se mund të ndëshkohet në ring, kjo falë edhe punës së tij të kryer në bazë të një programi intensiv.

Ai shtoi gjithashtu se pret një nga ndeshjet më të forta dhe më madhështore të karrierës së tij, duel që do të zhvillohet përballë një numri shumë të madh shikuesish, ndoshta më i larti që është regjistruar në Britani në 80 vjet, transmeton tch.

Në krahun tjetër, është një boksier me shumë eksperiencë. 41-vjeçari Klitschko, i cili nuk njihte humbje prej 11 vitesh përpara se të dorëzohej përballë Fury.

Ukrainasi ka 64 fitore në karrierën e tij dhe vetëm 4 humbje dhe këtë të shtunë do të kërkojë që t’i rrëmbejë Joshuas titullin në IBF si dhe të fitojë titujt në WBA dhe IBO.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori