LAJMI I FUNDIT:

I lindur dhe “i plakur” aty, 55 vjeçari dëbohet nga Zvicra

I lindur dhe “i plakur” aty, 55 vjeçari dëbohet nga Zvicra

As fakti se është i lindur në Zvicër, në vitin e largët 1962 dhe këtu ka jetuar gjatë gjithë kohës dhe ka shkruar në shkollë, nuk e ka shpëtuar spanjollin sot 55 vjeçar nga dëbimi. Kjo për faktin se ai ka rënë në vazhdimësi në kundërshtim me ligjin, shkruan freiburgernachrichten.

Që në moshën 17 vjeçare ai kishte dalë para gjyqit për shkaktim lëndimi të lehtë. Ndërsa me kohë, lista e delikteve të tij zgjatet shumë duke përfshirë vjedhjen, deliktet e drogës, dëmtime materiale, shkelje trafiku, dhunë kundër autoriteteve të shtetit, kërcënime etj.


Pasi që gjatë një kohe kishte marrë pension invaliditeti, ai sërish kishte filluar të punonte, transmeton albinfo.ch. Por pastaj, që nga viti 2012 ai megjithatë ka mbetur i varur nga ndihmat sociale dhe nga fondi pensional.

Vitin e kaluar Zyra e Freiburgut për Migracion ia ka hequr lejen e qëndrimit të përhershëm (Viza C).

Spanjolli ka ushtruar ankesë në Gjykatën Kantonale, e cila e ka vërtetuar vendimin e zyrës në fjalë, për dëbim.

Përkundër 31 dënimeve që ka marrë deri tash dhe dhjetë vite e gjysmë burg që ka mbajtur, ai në vazhdimësi ka përsëritur aktivitetin e vet penal. As vërejtjet e shumta dhe paralajmërimet që i janë shqiptuar, nuk e kanë ndalur nga kryerja e delikteve. Kjo sjellje e tij përbën rrezik publik, ka konstatuar gjykata.

Trupi gjykues e ka marrë në konsideratë faktin se personi në fjalë ka jetuar tërë kohën në Zvicër dhe kurrë nuk ka jetuar në Spanjë. Por ai në Zvicër nuk ka qenë i integruar në sferën e punës dhe ndërkohë e ka humbur edhe të drejtën për ta vizituar të birin 17 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa sëmundjet nga të cilat ai vuan, mund të trajtohen edhe në Spanjë. Për këtë arsye, sipas Gjykatës së Qarkut, vendimi për dëbim të tij është përfundimtar.

Megjithatë, spanjolli ka ushtruar ankesë në Gjykatën Federale.

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori