LAJMI I FUNDIT:

Poposki në konferencë në Bruksel

Poposki në konferencë në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Drejtësia e papërfunduar: drejtësi dhe kujtim”, kushtuar viktimave nga Holokausit, kumtoi MPJ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca, që do të mbahet në Parlamentin Evropian, e organizojnë Aleanca Evropiane për të Mbijetuarit nga Holokausti, (EAHS), koalicioni i anëtarëve të PE-së kushtuar çështjeve të të mbijetuarve nga Holokaustio, Organizata Botërore Hebraike për Drejtësi “WJRO) dhe Instituti Evropian për Holokaustin (ESLI), së bashku me Kongresin Evropian Hebraik (EJS) dhe B’nai B’rith International, si dhe misionet e përhershme në BE të Izraelit, Republika Çeke dhe Britania e Madhe dhe ministritë e tyre të punëve të jashtme. Tubimin do ta hapë kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, njofton AIM. /Telegrafi/