Ministri i Bujqësisë dhe nënkryetari i Partisë, Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë në Zona B në Klan Kosova, se s’ka asgjë të gabuar nëse partnerët e koalicionit ulen dhe bisedojnë për shkuarjen në zgjedhje, si mundësi e daljes nga situata e bllokuar.
Sipas Krasniqit, s’është mëkat të shkohet në zgjedhje nëse zgjedhjet janë opsioni më i mirë për momentin, njofton Klan Kosova.
“Nëse një mazhorancë vjen në një moment që krijon një status quo, e cila mund të krijojë përshtypjen e bllokimit dhe të mos lëvizjes përpara, atëherë është përgjegjësia e mazhorancës që të ndalet të mendojë se çfarë nuk është duke shkuar dhe çfarë duhet të ndryshuar”, ka thënë Krasniqi.
“Neve nuk na mjaftojnë statistikat e raportet as deklarime e percepcionet, neve na duhen hapat konkretë”.
“Te qytetarët po vërehet një tip frustrimi dhe për këtë s’mund të jemi indiferentë. Kjo lidhet me burokracinë e tepruar dhe ne si institucione po lëvizim me vendime administrative , por s’po ndërmarrim hapa konkretë madhorë”.
“Duhet rishikim i kësaj situate dhe s’mund të themi qe i kemi të gjitha punët mirë, sepse s’janë. Ne duhet të lëvizim përpara. Nuk mundemi me qenë kryengrirë. Nëse është një rrugë tjetër që është më e mirë për vendin është obligimi jonë të mendojmë në atë drejtim. Opsionet s’janë të shumta, por ato që janë duhet t’i mendojmë”, pohoi ai.
“Duhet të kemi guxim të marrim vendime të mëdha. Nëse opsioni më i mirë janë zgjedhjet, atëherë a duhet të mbesim pengë veç pse jemi në pushtet, e të themi jo po e ruajmë pushtetin pasi e kemi edhe një vit. Nuk mund të qeveriset një qeveri duke i shtyrë vendimet – s’mund të shtyhet puna e sodit për nesër”.
“Nëse zgjedhjet janë të duhurat për të gjetur një zgjidhje për të lëvizur përpara, pa e matur nga kutet individuale ose partiake, atëherë nuk është e paligjshme ta shqyrtojmë si opsion”.
“Tash është obligim që ta diskutojmë me partnerët çështjen e zgjedhjeve”.
Krasniqi ka thënë se është dashur qysh herët të merret vendim për sjelljen e Demarkacionit në Kuvend dhe kështu të dihet përgjigja përfundimtare për të.
“Më vjen keq që nuk kemi arritur që një të drejtë që e kanë qytetarët e Kosovës, për shkak të lojërave politike kanë mbetur peng sot e kësaj dite të një kushti – që unë e quaj të padrejtë – por, që prapë është kusht nga BE-ja për t’u mundësuar qytetarëve të lëvizin lirshëm dhe kushti siç e dimë është demarkacioni”.
“Përgjegjësia në sistem politik është e përbashkët, por ka shkallë, sepse s’e ka krejt fajin opozita. Ne në qeveri kemi përgjegjësi më shumë, kush udhëheqë ka përgjegjësi më të madhe. Do të duhej ta kishim në Kuvend Demarkacioni dhe ta dinim përgjigjen përfundimtare”.
“Është e padrejtë t’i ushqejmë qytetarët në baza ditore për tema si Asociacioni dhe Demarkacioni. PDK-ja ka marrë vendim në mbështetje të këtij procesi qysh herët. Ne kemi marrë vendim që kjo temë të vijë në rend dite në Kuvendin e Kosovës”, pohoi nënkryetari i PDK-së, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë