LAJMI I FUNDIT:

Kush do të merret me organizimin e dasmës së Marina Vjollcës dhe Getit (Foto)

Kush do të merret me organizimin e dasmës së Marina Vjollcës dhe Getit (Foto)

Thuhet se do jetë dasma e vitit, por ja kush fshihet pas saj.

Në median online po qarkullojnë thashetheme se Marina Vjollca dhe Getor Selimi do të celebrojnë dashurinë e tyre me dasmë këtë verë por asgjë nuk është konfirmuar nga çifti Vjollca – Selimi.

Ajo që është me rëndësi është se dasmë do të ketë! Ky fakt pasi Bordo ka zbuluar sot të vërtetën.


Duket se çifti ka filluar me përgatitjet e ceremonisë. Dyshja janë fotografuar duke konsumuar një kafe por ata nuk ishin vetëm ajo që i shoqëronte ishte Alketa Vejsiu, e cila është pronare e një agjencie eventesh.

Me siguri tema kryesore duhet të ketë qenë organizimi i dasmës. Duket se cifti i ka besuar organizimin e dasmës në duart e Alketës.

Ne s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim ditën e shënuar të Getit dhe Marinës, dhe të shohim nëse do jetë dasma e vitit apo jo.