LAJMI I FUNDIT:

”Maqedonia: Lamtumirë Evropë”

”Maqedonia: Lamtumirë Evropë”

Deutsche Welle citon gazetën austriake ”Der Standard” të shkruaj se Maqedonia vazhdon largimin nga integrimet evropiane. Sipas gazetës, dështimi i tentimeve për demokratizimin e vendit kanë edhe pasoja rajonale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse Perëndimi tërhiqet nga angazhimi në Maqedoni, atëherë kjo paraqet sinjal për vendet fqinje që perspektiva e BE-së është ende më e largët.

Për gazetën austriake, Gjorge Ivanov është vazal i OBRM-PDUKM-së nacional-konzervatore që qëndron në pushtet në kundërshtim me rregullat demokratike dhe vlerat evropiane.


Në analizën, Maqedonia: Lamtumirë Evropë”, gazeta shkonë aq larg sa që vlerëson se Hungaria dhe Polonia mbështetin, siçp shkruan gazeta, regjimin në Shkup, ndërkaq edhe qeveritë në këto shtet i quan si autoritare./Telegrafi/