LAJMI I FUNDIT:

Takimet e dy qeverive shqiptare show medial, asgjë tjetër

Takimet e dy qeverive shqiptare show medial, asgjë tjetër

Efektet nga marrëveshjet e mbledhjeve në mes dy qeverive shqiptare ende nuk po shihen edhe pse janë mbajtur disa sosh. Nuk njihen as certifikatat e Kosovës në shumë industri, siç është ajo e mishit, dhe nuk njihen produktet e certifikuara nga Kosova. Janë tri marrëveshje për lëvizje të lirë të mallrave dhe prapë ka barriera.

Kosova dhe Shqipëria kanë qarkullim shumëfish më të madh me Serbinë dhe Maqedoninë se ndërmjet veti, pa e mbajtur asnjë mbledhje qeveritare.

Kështu thonë analistët kosovarë, të cilët nuk shohin ndonjë dallim me vendet tjera me të cilat Kosova nuk ka mbajtur mbledhje të përbashkëta. Po ashtu, po konsiderohet se arsyeja pse është shtyrë mbledhja e paraparë për 24 prill është për shkak se marrëveshjet paraprake nuk janë plotësuar. Kjo sipas analistëve, tregon se sa mbrapa kanë mbetur dy qeveritë shqiptare në implementimin e marrëveshjeve ekonomike.


Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk janë prononcuar se cilat janë efektet e marrëveshjeve nga mbledhjet e kaluar të këtyre qeverive.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi konsideron se mbledhjet përbashkëta të qeverive kanë qenë një rrugë e përafrimit jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë socio-ekonomik. Mmirëpo, sipas tij, në ekonomi nuk e kanë dhënë efektin e vet dobi prurës, sepse nuk është duke shkuar në një rrugë të drejtë, ashtu siç është pretenduar dhe siç është menduar nga konkluzionet e dy qeverive.

“Fillimisht është konsideruar se mbledhjet përbashkëta të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të jenë një rrugë e përafrimit midis qeverive, jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë socio-ekonomik. Konsideroj që këto në kontekst të ekonomisë nuk e kanë dhënë shumë efektin e vet dobi prurës, sepse pothuajse nuk janë realizuar në praktikë edhe marrëveshjet të cilat kanë qenë si rezultat i këtyre mbledhjeve”, thotë profesori Skenderi.

Ai ndër të tjera thotë se këto duhet të mos mbeten vetëm si një dekor nacional , por efektin e vet ta kenë në ekonomi, ngase Shqipëria ka çka të ofrojë për bizneset e Kosovës, respektivisht ato politikat për lehtësime si fiskale, ashtu edhe doganore.

Skenderi ka një vërejtje për Qeverinë e Kosovës që më tepër të fokusohet në orientimin e saj me Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë, sepse tek e fundit edhe kushtet ekonomike që ofrojnë sikur Shqipëria dhe Maqedonia, janë shumë më të favorshme se sa kushtet ekonomike të cilat vijnë përmes infrastrukturës rrugore nga ana e Serbisë.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku  thotë se marrëveshjet kanë qenë më tepër një show medial, dhe së shumë pak përmbajtje ka pasur në këto marrëveshje. Ai tha se bizneset kosovare janë të trajtuara keq dhe rëndë nga ambienti biznesor dhe ekonomik në Shqipëri.

Sipas tij, nuk njihen as certifikatat e Kosovës në shumë industri, siç është ajo e mishit, dhe nuk njihen produktet e certifikuara nga Kosova. Abdixhiku thekson se bizneset nga Kosova maltretohen rëndë në kufi.

“Arsyeja pse është shtyrë marrëveshja e 24 prillit, është se marrëveshjet paraprake nuk janë plotësuar. Kjo tregon vetvetiu se sa mbrapa kanë mbetur dy qeveritë, në implementimin e marrëveshjeve ekonomike. Dhe mos të harrojmë se ato marrëveshje ekonomike, kanë qenë të nënshkruara për të saten herë. Pra, kanë qenë replikim i marrëveshjeve paraprake. Ne kemi me Shqipërinë të nënshkruara tri, katër marrëveshje për lëvizje  të lirë të mallrave, dhe prapë kemi barriera, sipas eksportuesve të Kosovës, kryesisht në anën e Shqipërisë, më pak në anën e Kosovës për produkte që ne eksportojmë atje”, deklaroi Abdixhiku.

Ai ndër të tjera theksoi se shumë pak ka lëvizje pozitive në unifikim tregtar dhe në gjetjen e përparësive krahasuese në mes dy vendeve.

Abdigjiku thotë se unifikimi i tregut Kosovë- Shqipëri, është aq i largët aq sa ka qenë dhe para disa viteve.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar  se duhet thelluar me vepra dhe jo me fjalë.

Veseli gjatë fushatës disamujore që është duke e bërë me qytetarë dhe biznese, ka deklaruar të premten e kaluar në një takim me bizneset në Pejë se hezitimet e pakuptimta, pengesat burokratike reciproke, moszbatimi në praktikë i marrëveshjeve mes dy vendeve, janë evidente dhe kjo nuk mund të mbulohet me organizime të përbashkëta të qeverive përkatëse dhe retorikën e vëllazërisë kombëtare.

“Sa i përket bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri do të fokusohesha duke thelluar me vepra dhe jo me fjalë. Askush nuk na pengon në këtë drejtim përveç mos gatishmërisë sonë shpesh herë reciproke që në shumë raste buron nga interesat e ngushta të klientelave të ndryshme. Hezitimet e pa kuptimta dhe pengesat burokritike reciproke mos zbatimi praktik i marrëveshjeve mes dy vendeve janë evidente dhe kjo nuk mund të mbulohet me organizime formale të mbledhjeve të Qeverive përkatëse as me retorikën e madhe  të vëllazërisë sonë kombëtare”, theksoi Veseli.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e cila ishte paraparë të mbahej më 24 prill në Vlorë është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Kjo pritët të jetë mbledhja e katërt që Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë duke i mbajtur dhe kanë filluar të mbahen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe, ishte llogaritur që në planet e tyre strategjike, Qeveria e Kosovës të bëjë mbledhje të njëjtë edhe me Qeverinë e Maqedonisë, mirëpo siç duket nuk kanë arritur një ujdi të përbashkët e strategjisë së tyre. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori