LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë

OBRM-PDUKM: Nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë

“Maqedonia nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhë dhe nuk do të ndryshohen uniformat. Nuk do të ndryshohet as stema, as flamuri, as emri. Nuk do të sjellin rezolutë për gjenocid, nuk do të lejohet as federalizimi as kantonizimi. Nuk do të realizojnë elemente të Deklaratës së Tiranës, për shkak se qytetarët e dënuan dhe nuk kanë votuar për atë”, thuhet në kumtesën e sotme të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabineti i Nikolla Gruevskit thonë se, Zaev me qëllim të shpëtojë veten është i gatshëm që të formojë qeveri mbi bazë të Deklaratës së partive shqiptare.


Sipas partisë së Gruevskit, qytetarët të cilët protestojnë në rrugë tregojnë se nuk dëshirojnë të paguajnë borxhet e Zoran Zaevit./Telegrafi/