LAJMI I FUNDIT:

Zjarri që dogji barakat në Shkup, kishte qëllim që të fsheh gjurmët e arkitektit Tange që ndërtoi Shkupin?

Zjarri që dogji barakat në Shkup, kishte qëllim që të fsheh gjurmët e arkitektit Tange që ndërtoi Shkupin?

Në vitin 1963 tërmeti i madh e shkatërroi Shkupin dhe e bëri rafsh me tokën.

Kombet e Bashkuara, ish-Jugosllavia dhe shumë vende i dolën në ndihmë që të rindërtojnë Shkupin.

Për rindërtimin e Shkupit u përkujdes arkitekti Kenzō Tange, një ndër arkitektët kryesorë të shekullit të kaluar që njihej për idetë e shkëlqyera dhe projektimin e qyteteve të gjëra me rrugë sakta.


Zjarri përfshinë disa baraka në lagjen Karposh 3 të Shkupit (Video)
Lexo po ashtu Zjarri përfshinë disa baraka në lagjen Karposh 3 të Shkupit (Video)

Por, puna e Tange sot duket shumë pak në Shkup, sepse mbizotërojnë projektet e ”Shkupi 2014″

Sot pati një zjarr në ish-zyrat e urbanizmit në Karposh dhe kjo ka ngjallur dyshime se zjarri është vënë me qëllim për djegien e fakteve dhe projekteve të Tange.

Pamje nga djegia e ish-zyrave të urbanizmit në Karposh (Video)
Lexo po ashtu Pamje nga djegia e ish-zyrave të urbanizmit në Karposh (Video)

Në këto ndërtesa kanë qenë edhe modelet origjinale të punës për Shkupin e pas tërmetit.

Përndryshe, në këto baraka ka pasur bibliotekën edhe Instituti Seizmologjik që i kanë arkivuar materialet që nga viti 1968. /Telegrafi/