LAJMI I FUNDIT:

“Sa herë që paralajmërohet rikthimi i demarkacionit, pushteti përndjek deputetë e aktivistë”

“Sa herë që paralajmërohet rikthimi i demarkacionit, pushteti përndjek deputetë e aktivistë”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj paralajmërimeve se ndaj Albin Kurtit mund të lëshohet urdhërarrest.

Haxhiu, në Facebook ka shkruar se çdo herë kur paralajmërohet rikthimi i demarkacionit në Kuvend, pushteti kërkon shërbim nga sistemi i drejtësisë për të persekutuar deputetët e aktivistët e VV-së.


Sipas saj, para se të arrestohet Kurti, drejtësia duhet të veprojë për arrestimin e Kurtit në vitin 2015 pa asnjë udhërarrest zyrtar, veprim të cilin ajo e quan kidnapim, transmeton Periskopi.

Ajo ka thënë se qe 18 muaj nuk është ndërmarrë asgjë për këtë rast.

Shkrimi i saj i plotë:

Sot, bëhen 18 muaj prej kur Albini ka deponuar kallëzimin penal për kidnapimin e tij!

Albini u kidnapua nga policia per rastin e njejte, per te cilin po gjykohet sot, ku u leshua edhe fletarresti!

Qe 18 muaj, as edhe nje veprim nuk eshte nderrmare ne raport me kallezimin penal!

Se pari duhet te vendoset drejtesi ne kete rast!

Kapjen e sistemit te drejtesise, e deshmojne edhe fletarrestet dhe arrestimi i aktivisteve!

Sa here paralajmerohet rikthimi i demarkacionit ne Kuvend, pushteti kerkon edhe sherbimin e sistemit te drejtesise, pra vazhdon persekutimin e deputeteve dhe aktivisteve!

Sinqerisht nuk e di kur do ta kuptojnë këta gjyqtarë të kapur se asnjëra prej masave që ata marrin nuk na frikesojnë dhe ndalin!

#demarkacioninukkalon

#zajednicanukkalon

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori