Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) theksoi se është bërë si rregull që para festave fetare të besimtarëve ortodoksë dhe katolikë në Kosovë të përhapen lajme se kinse do të ketë sulme ndaj këtyre besimtarëve dhe objekteve të tyre fetare.
KMDLNj thekson se përkundër këtyre paralajmërimeve që, pa asnjë arsye mbjellin frikë dhe panik, në Kosovë nuk ka pasur asnjë veprim qoftë edhe individual në favor të këtyre pohimeve që dalin të jenë të rreme dhe janë shndërruar në luftë të ftoftë ndaj qytetarëve të Kosovës.
“Sidomos para festave të Pashkëve të fundit dezinformatat për rrezikimin e sigurisë të besimtarëve katolikë ishin aq të fuqishme sa që Kosova ngjante një vend sikur të ishte në shtetrrethim apo në gjendje të jashtëzakonshme. Si edhe çdo herë tjetër edhe këto festa përfunduan pa asnjë problem për besimtarët dhe se objektet fetare nuk u rrezikuan me asgjë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Sipas këtij Këshilli… këto kërcënime të rreme në një mjedis ku më shumë se 85% janë të besimit islam domosdoshmërisht nxit reagime dhe krijon paragjykime të panevojshme.
“Në Kosovë ka një harmoni fetare dhe askush nuk rrezikohet për shkak të besimit shkaku se, liria e besimit dhe ushtrimit të fesë, si e drejtë e njeriut respektohen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe janë të garantuara edhe me Kushtetutën e Kosovës. Harmonia ndërfetare është meritë e besimtarëve e jo të krerëve fetarë të cilët janë kryesisht të ndikuar dhe kontrolluar politikisht. Për KMDLNj – në është e pa pranueshme dhe kundër logjikës pohimi i MPB –së nuk ka arsye për panik sepse siguria është në nivel në ndërkohë që sheshet dhe rrugët kryesore kanë qenë të mbjellura me policë të shumtë. Që ky absurditet të jetë edhe më i madh institucionet e ndryshme i kanë rekomanduar punëtorëve të tyre që të mos dalin në sheshe por të qëndrojnë në shtëpi”, thuhet në reagim.
KMDLNj u bënë thirrje organeve që janë përgjegjëse për siguri që të kryejnë punën e tyre në mënyrë diskrete e jo të kontribuojnë që e pavërteta ta merr formën dhe përmbajtjen e së vërtetës sikur që ndodhi herën e fundit.
KMDLNj po ashtu thekson se është kundër përhapjes së frikës dhe panikut siç ndodhi herën e fundit sepse nuk ka asnjë arsye të vetme që besimtarët e një besimi t’i rrezikojnë besimtarët e besimeve tjera sepse kjo kurrë nuk ka ndodhur.
“Harmoninë dhe besimin midis besimtarëve të konfesioneve të ndryshme mund ta luhatin vetëm dezinformatat e ndryshme, zhvendosja e vëmendjes nga problemet e tjera, trajtimi diskriminues dhe paragjykues i besimtarëve siç pa asnjë dyshim ndodhi ditëve para festimit të Pashkëve si dhe gjatë festimit kurse pasi e tëra kjo mori fund doli të jetë një alarm i rremë dhe shqetësim i panevojshëm i qytetarëve që ranë pre e dezinformimit prandaj qëndruar të mbyllur në shtëpitë e tyre. KMDLNj pret dhe shpreson se këto situata nuk do të përsëriten më dhe se besimtarët do të jenë në gjendje që festat e tyre t’i festojnë në rrethana normale dhe pa iu nënshtruar frikës së panevojshme”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'