LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Turqia e fuqishme në interes të Kosovës, Erdogan na solli shumë njohje

Ahmeti: Turqia e fuqishme në interes të Kosovës, Erdogan na solli shumë njohje

Njohësi i rrethanave politike në Turqi, Amir Ahmeti, thotë se referendumi i mbajtur të dielën e fuqizon Turqinë, duke thënë se një Turqi më e fortë është në interes edhe të Kosovës.

Ahmeti ka theksuar se presidenti turk, Tayyip Erdogan, deri tash e ka ndihmuar Kosovën në fushën e njohjeve ndërkombëtare.

“Është shumë interesant jo për Erdoganin raportet mes Kosovës dhe Turqisë nuk kanë përfunduar pasi në vazhdimësi kemi pasur kontakte me Turqinë”, ka thënë Ahmeti.


“Nuk është problemi i Erdoganit, rëndësi ka se a është në interes të Kosovës të kemi Turqinë më të fuqishme. Erdogan është president që i ka dhënë shumë njohje Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

E prej ardhjes së Erdoganit në pushtet, sipas Ahmetit, Turqia nuk e ka asnjë borxh.

“Momentin që Turqia fuqizohet do të kërkojë të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit. Fuqizimi i Turqisë e bën akter shumë të fuqishëm në botë”, ka shtuar ai.

Ai thekson se në përgjithësi në bazë të rregullave të demokracisë si vendet tjera po funksionin edhe Turqia.

“Të drejtat e myslimanëve janë mohuar ku femrat s’janë lejuar në universitete të shkollohen me shami në kokë. Këto të drejta po i kthehen popullit, ku për herë të parë i lejohen femrat me shami në Parlament dhe këto të drejta janë mohuar plot 90 vite”, tha ai.

Sipas Ahmetit, fuqia e shteteve është më e rëndësishmja pasi të gjitha flasin për paqen por të gjitha prodhojnë dhe blejnë armë për tu fuqizuar. /Klan Kosova/