LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet shoferja që voziste me kokën e futur në karrige fëmijësh (Foto)

Ndalohet shoferja që voziste me kokën e futur në karrige fëmijësh (Foto)

Policia në Peterborough të Anglisë, e kanë ndaluar një shofere të paemëruar, që voziste teksa kishte ngecur në një karrige të fëmijëve.

Ata i kanë ndihmuar të largohet nga objekt i pazakontë, në të cilin ishte ngatërruar derisa po luante me të bijtë, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, është kritikuar që nuk ka kërkuar ndihmë, por ka bërë ngasje të rrezikshme dhe me mundësi të mëdha të përplasjes.

“Vetura bënte lëvizje të parregullta, sepse drejtuesja nuk mund të shihte si duhet”, thuhet në përshkrimin e rastit. /Telegrafi/