LAJMI I FUNDIT:

Tipike italiane – Conte flet për suksesin e mundshëm të këtij sezoni, duke e përmendur dështimin me Mourinhon

Tipike italiane – Conte flet për suksesin e mundshëm të këtij sezoni, duke e përmendur dështimin me Mourinhon

Chelsea humbi nga Manchester Unitedi me rezultat 2-0 në Ligën Premier dhe tashmë të gjithë tifozëve e klubit londinez janë paksa në panik, pasi titulli është në rrezik.

Blutë janë vetëm katër pikë më shumë se Tottenhami dhe normalisht që presioni është rritur.


Shikimi vrasës i Mourinhos drejt Contes në fund të pjesës së parë, tregon më së miri rivalitetin mes tyre (Foto)
Lexo po ashtu Shikimi vrasës i Mourinhos drejt Contes në fund të pjesës së parë, tregon më së miri rivalitetin mes tyre (Foto)

Trajneri italian, Antonio Conte, ka folur pas ndeshjesh për mundësitë për të fituar titullin, duke thënë se nuk do të jetë aspak e lehtë, posaçërisht pas sezonit të tmerrshëm që ka ardhur Chelsea.

“Nëse dikush mendon se është normale që Chelsea të fiton titullin, ata janë gabim. Jo pas sezonit të kaluar”, ka thënë Conte për Sky Sport.

Në sezonin 2015/16 trajner i Chelseat ishte Jose Mourinho (deri më 17 dhjetor 2015) dhe në fund Blutë përfunduan në vendin e 10 në tabelë. /Telegrafi/

Të paktë janë ata tifozë të Chelseat që do të vazhdojnë të kenë respekt për Moun pas këtij gjesti në fund të takimit (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të paktë janë ata tifozë të Chelseat që do të vazhdojnë të kenë respekt për Moun pas këtij gjesti në fund të takimit (Foto/Video)