LAJMI I FUNDIT:

Porta e Kosovës në duar të sigurta, Andi Selishta e ardhmja e Përfaqësueses

Porta e Kosovës në duar të sigurta, Andi Selishta e ardhmja e Përfaqësueses

Portieri perspektiv kosovar Andi Selishta i cili luan në kampionatin austriak ishte pjesë e grumbullimit dy ditor me Përfaqësuesen U-19 të Kosovës në Ferizaj dhe Mitrovicë.

Në një interviste dhënë Telegrafit ‘gardiani’ 17- vjeçar nuk e fsheh fare entuziazmin që ishte pjesë e reprezentacionit kosovar, përderisa premtoi se do të jap maksimumin sa herë që të ftohet nga selektori i përfaqësueses.


“Jam me të vërtetë i lumtur që isha pjesë e këtij grumbullimi me Përfaqësuesen e Kosovës. Kam zhvilluar një ndeshje të mirë në Mitrovicë dhe shpresoj të kem lënë përshtypje të mira tek selektori për të pasur ftesa të tjera për të ardhmen”, deklaroi Selishta.

Paraqitja me fanellën e Kosovës i ka dhënë motiv shtesë atij që të punojë edhe më shumë në skuadrën në të cilën ndodhet aktualisht (Ask Blaue Elf në Wels të Austrisë).

“Para se të filloj sezoni kam pasur oferta nga disa skuadra të tjera, por për shkak të shkollimit nuk kam mundur ti pranojë”.

“Tani që do jem më i lirë do kërkojë të luajë në një ligë edhe më të fortë, në mënyrë që të jem edhe më i gatshëm për përfaqësuesen e Kosovës”.

Selishta i cili kishte udhëtuar enkas për grumbullimin me përfaqësuesen e Kosovës në fund ka një falënderim për të gjithë.

“Falënderoj të gjithë ata që qëndruan pranë meje vazhdimisht. Një falënderim i veçantë shkon për selektorin Ramiz Krasniqi, i cili më ka besuar duke më dërguar ftesën, pastaj edhe për trajnerin e portierëve Xhelal Karabegu, i cili ka treguar përkushtim dhe angazhim me mua përgjatë këtyre dy ditëve. Në fund shpresoj që të jem pjesë e Kosovës në të ardhmen”, përfundoi Selishta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori