LAJMI I FUNDIT:

Era me “Redrum” kalon 15 milionë klikime (Video)

Era me “Redrum” kalon 15 milionë klikime (Video)

Këngëtarja Era Istrefi më 24 shkurt të këtij viti solli projektin e saj “Redrum”, një baladë R&B e cila u prit mirë nga publiku.

Ndonëse në pesë ditë e para kënga pati një vrull me klikime, duke rrëmbyer pesë milionë për pesë ditë, ky barometër më pas fillojë të bjerë, megjithatë kënga vazhdonte të pëlqehej.

Së fundmi, këngëtarja Istrefi ka pozuar për të famshmen “Naylon Magazine”, gjersa për lexuesit online, ajo edhe ka interpretuar këngën e fundit në një videoxhirim për revistën.


Era Istrefi pozon për revistën "Nylon Magazine" (Foto)
Lexo po ashtu Era Istrefi pozon për revistën "Nylon Magazine" (Foto)

Ndërkohë raportohet se “Redrum” ka arritur shifrën e 15 milionë klikimeve në kanalin zyrtar të ‘Ultra Music’ në YouTube.

Ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i futet punës për të sjell në tregun ndërkombëtar edhe disa projekte të reja, këngë të cilat tashmë do të jenë më rimtike. /Telegrafi/