Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vizituar të mërkurën qytetin e Mitrovicës, ku së bashku me kryetarin Agim Bahtiri, janë takuar me qytetarët e kësaj komune për t’u njohur nga afër me të arriturat e deritashme këtu, por edhe vështirësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen ata.
Fillimisht i pari i këtij qyteti, Agim Bahtiri, para kryetarit të tij partiak, por edhe qytetarëve të pranishëm, ka raportuar për të arriturat gjatë kohës së tij në pushtet.
Ai duke potencuar se ka gjetur një gjendje të përgjithshme të rëndë në këtë komunë, si ekonomike, politike e të ngjashme, tha se me punën dhe angazhimin e tij të deritashëm, kjo gjendje ka ndryshuar pothuajse tërësisht.
“E kam gjetur një qytet me 9860 incidente ndërnacionale, një qytet që nuk ka pasur asnjë vlerë në aspektin e zhvillimit ekonomik, për arsye se kemi gjetur një qytet të tensionuar. Në ato vende ku ka tensione nuk ka as zhvillim ekonomik, as siguri për zhvillimin ekonomik dhe qyteti i Mitrovicës ka mbetur ndër qytetet më të varfra”, ka thënë Bahtiri.
Fixhrie Bahtiri, shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, njëherësh motra e kryetarit Bahtiri, ka falënderuar presidentin Pacolli për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj qytetit të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj.
Sipas saj, është punuar shumë në mirëqenien e qytetarëve, ndërsa rrugën të cilën e trasoi presidenti Pacolli, e ka vazhduar me sukses edhe kryetari Bahtiri në Mitrovicë.
Në anën tjetër, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, takimin e sotëm me qytetarë e ka quajtur vazhdimësi e programit të suksesshëm për Mitrovicën.
Ai u shpreh po ashtu mirënjohës për kryetarin Bahtiri dhe punën e tij, për të cilin tha se ka mbajtur fjalën dhe ka arritur me sukses të realizojë qëllimet e veta për të mirën e qytetit të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj.
Pacolli së bashku me Bahtirin dhe bashkëpunëtorët tjerë, është njoftuar nga afër edhe me projektet e rëndësishme të qytetit të Mitrovicës, siç janë Qendra Tregtare, Kompleksi Multifunksional Sportiv, sheshi kryesor, punimet në urën kryesore mbi Ibër etj., ndërsa gjatë vizitës në Fabrikën e kërpudhave ‘Hirano’ në fshatin Gushavc, takoi një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj