LAJMI I FUNDIT:

Enrique krahason humbjen ndaj Juves me atë kundër PSG-së

Enrique krahason humbjen ndaj Juves me atë kundër PSG-së

Luis Enrique humbjen e sotme ndaj Juventusit 3-0 e ka cilësuar të njëjtë me atë kundër Paris Saint-Germain 4-0.

Paulo Dybala shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Giorgio Chiellini një herë në të dytën.

“Ishte një pjesë e parë e vështirë, e njëjtë me atë në Paris. Në pjesë e dytë luajtëm shumë më mirë. Nëse ju e falni pjesën e parë, natyrisht se do të keni probleme”.


“Është hera e dytë që na ndodh kjo. Është e vështirë të mendojnë për një remuntada (rikthim)”

“Duhet të luajmë sikurse në pjesën e dytë dhe do ta shohim pastaj”.

“Kjo nuk humbje që duhet të fajësohet një lojtar, por për të gjithë ekipin”, ka thënë Enrique. /Telegrafi/