Policia e Kosovës ka hasur në shumë telashe për furnizim me municion. Tenderin e parë për furnizim me municion Policia e kishte hapur në vitin 2015, por kishte arritur ta përmbyllte vetëm në vitin 2016.
Nga pesë llote, Policia kishte arritur që vetëm për njërin të nënshkruante kontratë me një operator ekonomik.
Më 27 gusht të vitit 2015, Policia e Kosovës e kishte iniciuar tenderin për furnizim me municion. Tenderi ishte ndarë në 5 llote (pjesë). Më 23 shtator, Policia kishte bërë njoftim për vazhdim të afatit e aplikimit për këtë tender.
Më 27 tetor të atij viti, Policia kishte njoftuar për anulim të kontratës për furnizim me municion.
“Ky aktivitet i prokurimit për pjesën 1 anulohet në mungesë të dy ofertave të përgjegjshme, kurse pjesa 2 dhe 5 anulohet projekti në mungesë të dy ofertave të pranuara”, thuhet në arsyetimin e anulimit të tenderit.
Policia e Kosovës në muajin nëntor të vitit 2015 e kishte iniciuar edhe një herë tenderin për furnizim me municion (ritender). Në ritenderim, Policia e kishte ndryshuar vlerën e sigurisë së tenderit për pesë llotet.
Në tenderin e parë, siguria e tenderit kishte qenë 10 mijë euro për secilin llot. Ndërsa, në ritenderim, siguria e tenderit për llotin e parë ishte bërë 25 mijë e 400 euro, kurse për llotin e dytë ishte bërë 6 mijë e 700 euro. Për tri llotet e tjera (3, 4 dhe 5), siguria e tenderit ishte zvogëluar në vetëm 1,000 euro.
Në muajin janar 2016, Policia e Kosovës kishte arritur të përmbyllte vetëm njërin nga llotet. Për llotin e parë, Policia e kishte rekomanduar për kontratë kompaninë “Lenti”.
Në njoftimin për dhënie të kontratës, thuhet se “Lenti” kishte ofertuar me 573 mijë e 950 euro. Sipas Policisë, kjo ishte oferta më e lirë e përgjegjshme.
Por, Policia e Kosovës kishte dështuar t’i përmbyllte llotet e tjera të këtij tenderi. Në llotin e dytë i kishte pranuar 2 oferta, në llotin e tretë dhe të katërt i kishte pranuar vetëm nga një ofertë, kurse në llotin 5 nuk kishte oferta të përgjegjshme.
“Ky aktivitet i prokurimit për pjesët 2, 3, 4 anulohet në mungesë të dy ofertave të përgjegjshme, kurse pjesa 5 anulohet projekti në mungesë pranimit te ofertave”, thuhet në njoftimin e anulimit të këtij tenderi, që është publikuar më 20 janar 2016.
Policia e Kosovës kishte bërë edhe një tentim të dështuar për të nënshkruar kontratë për furnizim me municion në muajt e verës të vitit 2016. Tenderin me dy llote e kishte hapur më 1 korrik. Në llotin e parë ishin planifikuar 308 mijë euro për blerjen e municionit, ndërsa për pjesën e dytë janë planifikuar 18 mijë e 625 euro.
Asnjë kompani nuk kishte shprehur interesim për t’i shitur municion Policisë së Kosovës.
“Projekti anulohet në mungesë të ofertave të pranuara”, thuhet në njoftimin për njoftimin për anulim të tenderit për furnizim me municion.
Në janar të këtij viti, kur KALLXO.com mësoi se Policia kishte mbetur pa municion, kontaktuam me kompaninë kontraktuese e cila kishte marrë kontratë për furnizim me municion.
Këta të fundit nuk treguan se a e kanë kryer detyrën e furnizimit me municion duke u arsyetuar se nuk kanë autorizim për të folur rreth kësaj teme.
“Për shkak të natyrës së furnizimit për të cilën ne jemi të kontraktuar dhe në mungesë të autorizimit për momentin nuk mund t’ju ofrojmë informacione. Ju lusim t’u drejtoheni autoritetit kontraktues të PK-së për informata të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e kompanisë “Lenti”.
Mësohet se gjatë javës së kaluar furnizimi është kryer muajin që shkoi ndërsa pyeti Policinë e Kosovës në lidhje me këtë furnizim.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se ata janë duke u furnizuar me municion nga kompania.
“Policia e Kosovës ka kontratë me NTSh “Lenti” për furnizim me municion”, tha Kelani.
Ai tregoi se Policia e ka pranuar kontingjentin e parë me municion.
“Në fund të javës së kaluar kompania në fjalë ka sjellë municionin e porositur. Municioni është në proces të verifikimit (ekspertizës laboratorike) të rregullt për të verifikuar përputhshmërinë e specifikave me kontratën. Ky proces, nëse është pozitiv, kryhet në fillim të kësaj jave kur edhe bëhet pranimi zyrtar i municionit nga komisioni”, tha Kelani. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj