LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoni familjen Hiseni për të shëruar vajzën 11 vjeçe (Video)

Ndihmoni familjen Hiseni për të shëruar vajzën 11 vjeçe (Video)

Shkurte Hiseni nga fshati Likovë që nga lindja vuan nga një sëmundje e rëndë hormonale që pengon zhvillimin e saj fizik dhe psikik. 11 vjeçarja është e detyruar që çdo ditë të marr terapinë e caktuar nga mjekët por një pjesë e ilaçeve nuk gjenden në qytetin e Kumanovës. Që situata të jetë më tragjike, familja e saj përballet edhe me kushte të rënda të jetës, gjë që i pamundëson të blejnë medikamentet e nevojshme.

”Eshtrat e trupit i ka sikur të ishte 5 vjet, për atë është e detyruar t’i merr çdo ditë këto medikamente shkaku se këto e zhvillojnë. Këto na i jep shteti, sepse janë shumë të shtrenjta diku rreth 300 euro që shfrytëzohet për vetëm 10 ditë, kurse këto medikamente të cilat i merr çdo ditë në Kumanovë nuk gjenden, këto duhet ti marrim në Shkup. Ne si familje edhe kushtet i kemi të këqija, mezi arrij ti përgatis për të ngrënë ja sot nuk e kemi ndezur shporetin sepse nuk kam çka t’iu përgatis përveç se bukës” – tha Flamure Hiseni, nëna e Shkurte Hisenit.

E dëshpëruar nga gjendja e rëndë me të cilën përballet vajza e saj, nëna e 11 vjeçares apelon për ndihmë në mënyrë që të mund të sigurojë të paktën ilaçet.


”Dua të kem para për mjekim për t’ia blerë medikamentet që mos ta anashkalojmë terapinë e patjetërsueshme, kur mbetet pa terapi shqetësohet, shpesh herë ndodh edhe e lëmë pa të sepse nuk kemi para, dhembje ka, ankohet shpesh – tha Flamure Hiseni, nëna e Shkurte Hisenit.”

Nga ana tjetër edhe mjekët thonë se sëmundja e tillë duhet të trajtohet rregullisht në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja.

”Te këta fëmijë ka ngecje në zhvillim, si në atë fizik por edhe në atë mendor..nuk rriten sa duhet për shkak se nuk tajitet hormoni i rritjes mirëpo mjekimi duhet të bëhet që mos të lejojmë të vjen deri te gjendja më e rëndë e fëmijës – u shpreh Mevlane Islami Limani, mjeke e përgjithshme.”

Familja Hiseni me të ardhurat mujore që ka nuk mund të sigurojë as gjërat bazë për një jetë dinjitoze.

Të gjithë të interesuarit për ndihmë mund të kontaktojnë Flamure Hisenin në numrin 072 754-671