LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Kosovës dhe Siria: Çfarë do të ndodhte nëse SHBA-të kërkojë ndihmën e NATO-s?

Rasti i Kosovës dhe Siria: Çfarë do të ndodhte nëse SHBA-të kërkojë ndihmën e NATO-s?

Nuk është sekret që Administrata e Trumpit kërkon më shumë angazhim të NATO-s në luftë kundër terrorit. Po,r a është e mundur kjo në kontekstin e Sirisë dhe çfarë pasojash do të sillte futja e NATO-s në Siri?

Dukej si jehona e deklaratës Merkel-Hollande: Pak pasi kancelarja, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, u shprehën se pushtetmbajtësi sirian, Bashar al-Asad, është “përgjegjësi i vetëm” për zhvillimet në Siri, erdhi edhe reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Çdo lloj përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe nuk mund të mbesë pa kundërpërgjigje”! Me këtë ai bëri të qartë se NATO ka mirëkuptim për sulmin amerikan.

Por, pyetja që shtrohet është: çfarë do të vijë pas kësaj? Këtë e kishte parasysh presidenti amerikan kur tha se “u bëj thirrje kombeve të civilizuara të bashkohen me ne për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri”!


Natyrisht, Trump mund të kërkojë ndihmën e NATO-s për t’u angazhuar ushtarakisht në Siri. Ai nuk mund të bazohet në nenin nr.5 të aleancës, që parashikon solidaritetin në rast të sulmit ndaj një vendi anëtar. Rasti i vetëm kur kjo u bë ishin sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Po ashtu çdo vend anëtar vendos vetë nëse do të ofrojë ndihmë.

Në rastin aktual të sulmit me armë kimike në Siri, bëhet fjalë për një sulm jashtë territorit të NATO-s. Pra, në kundërpërgjigjen amerikane bëhet fjalë për një mision luftarak jashtë territorit të NATO-s, si në rastin e sulmeve ndaj ish-Jugosllavisë në vitin 1999 (lufta në Kosovë). Pjesëmarrja në misione të tilla është po ashtu vullnetare. Deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë, se Trump do të kërkojë ndihmën e NATO-s, në rastin e Sirisë.

Por, le të marrim rastin, se ai do ta bëjë këtë. Në një rast të tillë do të kërkohej vendimi i të 28 vendeve anëtare të NATO-s. Disa vende madje do të vendoseshin në një pozicion mjaft të vështirë, përfshirë edhe Gjermaninë, ku në shtator mbahen zgjedhje. Udhëkryqi do të ishte: Futja në një konflikt mjaft të komplikuar, ose lënia në baltë e aleatit, SHBA-ve.

Eksperti Michael Lüders thotë për ARD se nuk ka shenja që Trump do t’i vendosë në këtë pozicion aleatët.

“Shumë gjëra të thonë se Trump do të ndalë tek ky sulm. Por, për këtë vetëm mund të spekulohet”, ka thënë ai.

Por, edhe sikur Trump të mos kërkojë ndihmën e NATO-s, ai pret më shumë angazhim në luftën kundër terrorit. Në këtë pikë presioni do të rritet, megjithëse nuk dihet saktë se çfarë kërkon SHBA konkretisht.

Deri më tani, disa anëtarë të NATO-s janë përfshirë në konfliktin e Sirisë apo Irakut, por jo vetë aleanca, që nuk do të thotë se kjo nuk luan rol në luftën kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”. Stoltenberg tha se “ne trajnojmë oficerë irakianë, dhe e mbështesim koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS-it me aeroplanë përgjimi”! Ndërsa, ende mbetet e hapur pyetja, se çfarë do t’i shtohet këtij angazhimi.

Megjithatë, për evropianët kanë rëndësi kardinale çështje të tjera: Si do të zhvillohet marrëdhënia SHBA-Rusi? A do të kemi një konfrontim të rrezikshëm në Siri? Kjo nënkupton pasoja edhe për NATO-n që deri më tani ka ndjekur një strategji të dyfishtë – të “presionit dhe dialogut” në lidhje me Moskën.

Tjetra, a është sulmi i fundit amerikan vetëm fillimi i një strategjie të gjerë që në fund të çon në largimin e Assadit nga pushteti? Para disa ditësh, BE ka theksuar qartë se me regjimin e tanishëm nuk mund të ketë garantim të paqes. Tani edhe qeveria e re e Trumpit ndodhet para vendimeve të vështira. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori