George Fred Williams (1852-1932) ishte diplomat amerikan q ka shërbyer në fillim të shekullit XX në Grqi dhe në Malin e Zi. Ai ka braktisur postet e tij diplomatike për të qenë i lirë të fliste për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve. Në Kosovë është botuar vepra “Shqiptarët”, që është përmbledhje e shkrimeve të tij. Më poshtë mund të lexoni pjesë të shënimeve të tij për vuajtjet e shqiptarëve nën Perandorinë Otomane.
Kur kam folur për robërinë e Shqiptarëve nën Turqi, nuk kam patur në mendje mizori, tortura, vrasje dhe therje. Këto veprime bien mbi persona të veçuar të cilët vuajnë, vdesin dhe harrohen. Shkenca e torturës, thelbi i tiranisë dhe djallëzia e vrasjes janë në kulmin e tyre kur i drejtohen një grupi dhe shpirtit e jetës së një shteti. Duket si e pamundur që një qeveri të tregojë haptazi vendimin e vet për të shkatërruar lumturinë e për të mohuar shpresat dhe dëshirat e një populli nën sundim. Por, kjo është historia e tmerrshme e Turqisë në Shqipëri.
Malësorët trima nuk u shtruan kurrë dhe shumica e tyre kundërshtuan edhe pagesën e taksave. Ata vdisnin në grupe pse rrinin së bashku për t’u mbrojtur nga mësymjet e herëpashershme të ushtrive turke, të cilave kurrë s’ia lëshuan shtëpitë e tyre. Por, ata nuk mund të mbronin edhe fushat ku ishte mundësia më e madhe e përparimit dhe qytetërimit. Për Turqinë, fushat kishin dy vlera: e para si burim të ardhurash dhe e dyta për të mbledhur ushtarë. Popullit i vinin taksa të mëdha që i mblidhnin pa mëshirë. Taksat dërgoheshin në Turqi dhe shumë pak shpenzoheshin në vend. Në këtë mënyrë e rropi Turqia pasurinë e vendit.
San Xhuliano, tani vonë ministër i jashtëm i Italisë, thotë se qyteti i Vlorës paguante një milion franga në vit dhe vetëm 20 mijë shpenzoheshin aty. Gjithashtu edhe në Vilajetin e Janinës mblidheshin nëntë milionë franga prej të cilave vetëm dy milionë shpenzoheshin për atë vilajet.
MBLEDHJA E USHTARËVE
Por, e ardhura tjetër ishte edhe më e vlefshme. Shqipëria nxirrte pothuaj ushtarët më trima në Evropë. Malësorët shqiptarë të lartë, të fortë e të pafrikshëm, përbënin gardën e Sulltanit. Mirditasit dhe malësorët përgjithësisht viheshin në pjesët më me rëndësi të ushtrive turke. Shumë prej tyre morën lavdërime dhe pozita të larta si në ushtri ashtu edhe në administratë. Edhe në ditët e Romës pat qenë ideja për ta bërë Shqipërinë një fole për rritje dhe nxjerrje luftëtarësh, por Turqit e përmbushën këtë ide. Duhet shënuar se po të ishte Shqipëria e përparuar, e edukuar dhe e lumtur, nuk do t’i jepte ushtarë Turqisë. Për këtë arsye padituria, veçimi i saj nga bota e përparuar dhe varfëria u zgjodhën prej turqve si vegla për të mbajtur nën thembër këtë popull trim.
COPËTIMI I VENDIT
Siç duket, ishte vendosur në çdo fuqi mendore zhvleftësimi moral, intelektual, shpirtëror, ekonomik dhe politik i këtij populli. Zyrtarët që të gjithë ishin të pasjellshëm; të ashtuquajturat salla të drejtësisë, gjyqet, nuk mbronin as persona as pasuri. Njerëzit viheshin në burg me dëshmira të fshehta. Gjithë lëvizjet për bashkim prisheshin nga nëpunësit e pashpirt dhe gjithë masat për punë e industri pengoheshin nga tagrambledhësit. Mund të thuhet se këto janë kondita edhe në vende të tjera të nënurdhëruara, por jo kaq sistematikisht. Miniera ari patën qenë punuar prej Romakëve e argjendi prej venedikasve. Këto patën qenë mbyllur shumë kohë përpara me urdhër qeveritar dhe tani as vendi nuk u dihet. Pyje të mëdha shkonin më kot dhe kalbeshin për arsyera ligjore dhe transportimi. Ndërsa në shtetet e tjera të Evropës ka një endje të madhe hekurudhash, ky vend nuk ka asnjë rrugë hekuri prej Veriu në Jug. Fuqira të mëdha ujrash nuk përdoren; porte shumë të mirë janë pa mbrojtje dhe pa ndërtesa doganore.
Lumenj, nëpër të cilët duhej të lundronin avullore me transportuar lëndët e pyjeve në tregjet botërore, janë të vdekur e të padobishëm. Përveç çka lanë Romakët, rrugë të tjera nuk ka; një njeri për të shëtitur prej bregut në brendinë e vendit ose prej një qyteti në tjetrin, duhet të shkojë mbas gjurmëve ose nëpër ndonjë rrugë qorre. Portet e sigurta dhe hekurudhat do të ishin mjete për të bashkuar Shqipërinë me botën e jashtme dhe rrugët e gjëra do ta bënin të lehtë kalimin prej një qyteti në tjetrin. Por, ndërlidhje të tilla do t’i kujtonin popullit dobinë e qytetërimit dhe do të bëheshin shkak kundërshtimesh dhe kryengritjesh. Parimi i mallkuar për të mbajtur këtë vend të veçuar, si brenda me njëri-tjetrin ashtu dhe me botën e jashtme, ishte shkak që e la këtë vend të verbët e të errët, ndërsa nëpunësit e Turqisë mbushën botën e jashtme me propaganda mbi egërsinë e këtij populli dhe rreziqet e udhëtimit në këtë vend.
Por, historitë dhe shënimet nuk tregojnë për ndonjë të huaj që u gjend ndonjë herë në rrezik në tokën shqiptare; doemos ata që nuk prunë me vete ndonjë komplot ose tjetër qëllim të keq për popullin. Përgjithësisht çmohet mikpritja e shqiptarëve prej atyre të huajve sa më tepër që ata e vizituan këtë vend me qëllim miqësor. Në këtë tokë me fjalën qytet quajmë një vend që nuk ka më shumë se 40 mijë banorë.
NJË TOKË E BEGATË
Në Shqipëri ka fusha të mëdha dhe pjellore të cilat mund të ushqenin miliona, por tani ato vetëm gërricen me një parmendë druri e nuk punohen. Shumica e tyre janë të mbuluara me barishte të padobishme ku kullos bagëtia e dobët e vendit. Minierat janë të pagërmuara e të paditura. Ata më me dituri në mineralogji thonë se toka Shqiptare ka qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e bakër, por zbulimi dhe shfrytëzimi i tyre nuk është lejuar kurrë. Prodhimi i të lashtave, misrit, ullinjve, pemëve e vreshtave, po të përpunoheshin do të ishte shumë i madh, ndërsa peshku nuk ka të sosur.
I shkreti bujk, me që të shumtën e veglave si dhe kaun me nga tokën shpesh herë i merrte me qera nga se do të paguante medoemos e me çdo sakrificë taksat e rënda, edhe pse vetvetiu i varfër nga rrjedhat e kohëve, dalëngadalë la punimin e tokës që nën një punim të mirë mund të nxirrte miliona e u vu të ruajë ato pak bagëti që pati dhe toka pjellore u la pothuaj krejtësisht si vend kullotë. Por, edhe bagëtia e tij është në një gjendje shumë të keqe; leshi nga ashpërsia e tij ka një vlerë shumë të pakët dhe raca e bagëtisë se tij nuk është përtërirë kurrë. Sasia e madhe e lëkurëve shkon më kot për pamundësinë e transportit dhe për padijen e përgatitjes së tyre. Pa shikoni! Sa keq! Në mes të Europës një tokë e pasur, një tokë pjellore të ndodhet në këtë gjendjë si me qenë në mes të një shkretëtire!
PARIMI I ZHVLEFTËSIMIT
Shqipëria ka plot gojëdhëna të së kaluarës por turqit nuk lejonin gërmime, gjë që mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. Mësimi i gjuhës Shqipe ishte krejt i ndaluar në çfarëdo shkolle. Sot nuk ka ndonjë alfabet të caktuar, s’ka shtypshkronja që të shtypin gazeta dhe libra për këtë popull. Rregullat turke arrestonin dhe internonin ata të cilëve u gjenin qoftë edhe në postë libra të çdo lloji në gjuhën Shqipe. Gjuha e shqiptarëve duhej të heshte për hir të sunduesit. Që mos me u dhënë raste për bashkim për të kërkuar lirinë dhe të drejtat e tyre, turqit ndiznin dhe shtonin çdo ditë e më tepër armiqësinë në mes familjeve, lagjeve, katundeve dhe besimeve të ndryshme. Fanatizma dhe shpërblimet që merrnin kryetarët e vendit kanë qenë helmi më i fortë për të mëkëmbë çdo të keqe dhe kanë rënduar zgjedhën e kanë penguar përparimin.
Djali katundar i lindur në Shqipëri u rrit krejt i paditur për arsye se Turqia lejoi të hapen shumë pak shkolla në gjuhën e saj, përveç atyre të huaja; kështu që mos të zgjohej mendja, shpresa dhe ambicia e të riut shqiptar. Babai i shkretë, i mbytur në varfërinë e tij, mund t’i jepte djalit të vet vetëm një rrugë jashtë shtetit duke e dërguar në Stamboll ku medoemos do t’i përshtatej jetës ushtarake, do të gufosësh nën një uniformë me xhufka dhe do të ushqehesh nga kazani i mbretit. Megjithatë kurrë nuk e pa të arsyeshme sundimtari turk zgjimin e djalit Shqiptar.
EVROPA PËRKRAH SUNDIMIN TURK
Diplomacia e Evropës e ka njohur gjithmonë karakterin e keq të sundimit turk. Për turp të kësaj diplomacie i është thënë kjo e vërtetë në shesh, por gjithë këtyre protestave fuqitë e mëdha i janë përgjigjur: “Shqiptarët janë një racë e egër”.
Asnjë njeri në Evropë nuk e njohu më mirë popullin dhe tokën shqiptare sesa italiani i famshëm, Markezi San Xhuliano. Me një penë të fortë ky zotni e ka hartuar kulmin e mizorisë me të cilën sundimi turk poshtëroi dhe shkretoi një popull, për trimërinë dhe kapacitetin e të cilit ky shkrimtar ka një respekt. Por, sikurse e thotë edhe vete, nga pozita diplomatike që kish iu desh me i mohuar të drejtat e Shqiptarëve me këto fjalë: “Prandaj Italia interesohet me e lënë të paprekur nderin e Sulltanit në Shqipëri nga çdo pikëpamje; përkundrazi, me sa të jetë e mundur do ta mëkëmbë edhe më dhe do të ndalojë çdo gjë që mund të shkaktojë zhdukjen e sundimit të tij ose që mund të shkaktojë kondita të cilat, herët a vonë, mund të bëhen shkak për ndërhyrje të huaj ose për shqetësim të përgjithshëm”.
Me këtë shpirt i dënoi Evropa shqiptarët me robërinë e ndyrë dhe veçimin e tyre nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurisë dhe të industrisë së tyre, me paditurinë që e mëkëmbi çdo ditë, me fanatizmin që futi në mes tyre, me varfërinë dhe me shtypjen e ndjenjave të tyre. /Shqiptarja/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje