LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Ekstradimi i Ramushit në Serbi do të ishte rrënim i të gjitha të arriturave në Kosovë

Selmanaj: Ekstradimi i Ramushit në Serbi do të ishte rrënim i të gjitha të arriturave në Kosovë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka komentuar reagimet e zyrtarëve shtetëror serbë, lidhur me deklaratat e Daut Haradinajt në rast të esktradimit të Ramush Haradinajt në Serbi.

Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se” Kushdo që pretendon ekstradimin e Ramushit në Serbi ju themi se kjo është rrënim i të gjitha të arriturave të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe cenim i lirisë së fituar me gjak!”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Selmanajt:


“Edhe Gjuriqi qenka shqetsu prej dekleratave të Daut Haradinajt!

Ndersa ne që jetojmë në vendin ton spaskemi të drejt të shqetsohemi me dosjet e shpifura të shtetit fashist të Serbisë së Millosheviçit ndaj Ramush Haradinajt i cili kishte fituar edhe para drejtësisë nderkombëtare!

Kushdo që pretendon ekstradimin e Ramushit në Serbi ju themi se kjo është rrenim i të gjitha të arritura të bashkësisë nderkombëtare në Kosovë dhe cenim i lirisë së fituar me gjak!

Nese krijohet një situat e tillë që une nuk besoj personalisht, atëhere kerkush në këtë vend nuk do të ndihet i lirë pra as serbet!

Ramushi duhet të kthehet në Kosovë që të mos kemi situata të cilat nuk i dëshirojmë! Ramush Haradinaj duhet te kthehet në Kosovë këtë duhet ta dijnë të gjithë, pra edhe Franca që është vënë në shërbim të politikave të Millosheviqit!” (sic.), ka shkruar Selmanaj. /Telegrafi/