Xhamia në Lagjen “Dardania” në Gjilan ishte përuruar ditën e premte me 6 korrik të vitit 2012, në prag të muajit të Ramazanit.
Edhe në ditën e përurimit të xhamisë namazi i xhumasë u fal dy herë, një pjesë e xhematit u fal me imamin e atëhershëm të xhamisë, Mustafa Bajrami kurse pjesa tjetër u falën pas tyre me Zijadin Lekën, të cilin ata e dëshironin si imam të xhamisë.
Madje kjo ndodhi në prani të mysafirëve nga Bashkësia Islame në Prishtinë-Sadri Bajgora e Resul Rexhepi të cilët kishin ardhur për përurimin e kësaj xhamie.
Avazi i vjetër i faljes në dy grupe në këtë xhami vazhdoi edhe një kohë pas përurimit, kur ritet fetare një pjesë e atyre që vinin për t’u lutur i kryenin nën udhëheqjen e imamit Shaban Murati, ndërsa pjesa tjetër që nuk e pranonin këtë imam, lutej më pas.
Në këtë xhami duket se janë lënë mbrapa kohët kur xhemati brenda kryente lutjet fetare i ndarë në dy grupe.
Por për të ardhur deri te zgjidhja, u desh që Bashkësia Islame ta marrë një vendim të pazakontë-t’i emërojë dy imamë të shërbejnë në të njëjtin objekt kulti.
Në këtë xhami ka ardhur si imam Remzi Halimi, një kuadër i Medresesë “Alaudin”-Dega në Gjilan dhe Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, ndërsa do ta vazhdojë detyrën e imamit edhe Shaban Murati që pëlqehet nga një pjesë e atyre që falen këtu.
Ardhjen e imam Remzi Halimit në xhaminë e “Dardanisë” së Gjilanit, Naim Aliu, kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, e konsideron kthim të paqes në këtë shtëpi të Zotit kur flet për KALLXO.com.
“Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit ka vendosur ta dërgojë Remzi ef. Halimin me kërkesën e një pjese të xhematit, duke marrë parasysh territorin e madh të cilin e mbulon ajo xhami, lagjen Dardania I dhe II, e në veçanti duke marrë parasysh problemet e asaj xhamie që kanë filluar që në fillim të hapjes dhe të cilat janë bartë deri tani. Por me një angazhim dhe zell të madh të të gjithëve kemi arritur që tani të krijojmë një ambient paqeje çfarë e meriton xhamia si shtëpi e Zotit”, thotë Naim Aliu.
Edhe dy imamët janë të kënaqur më shërbimin në të njëjtën xhami.
Imami i ri Remzi Halimi thotë se është pritur mirë në xhaminë e “Dardanisë”.
“E kam pasë një pritje shumë të mirë sa edhe nuk e kam besu as vetë. Me hoxhën jemi dakordu në gjithçka, kemi bërë një orar sadopak me u liru njëri prej tjetrit, mos me shku të dy në xhami. Ka qenë me shku të dy derisa xhemati të stabilizohet pak, por tash kemi një orar. Ne jemi të kënaqur, edhe xhemati është i kënaqur”, tregon imami Halimi.
Edhe imamit Shaban Murati që këtë detyrë e kryen që pesë vjet po i pëlqen ndarja e punëve.
“Na kemi bo marrëveshje me ta dhe jemi të kënaqur me këtë marrëveshje, edhe me hoxhën edhe me të gjithë. Kjo marrëveshje është bërë me pajtimin e të dy palëve, ne jemi të kënaqur me këtë marrëveshje. Do të kemi bashkëpunim me hoxhën që ka ardhur. Ne falemi bashkë, kur ka ai nevojë me pushu, del, e kur unë kam nevojë me pushu dal unë. Çdo gjë është në rregull” shpjegon imami Murati.
Dy minare dhe dy imamë
Veli Ilazi, njëri nga pjesëtarët e Këshillit të Xhamisë në Lagjen “Dardania” që bojkotoi faljen nën drejtimin e imamit Shaban Murati, tregon se si u arrit marrëveshja që në xhami të shërbejnë dy imamë.
“Ne, këshilli e kemi bërë marrëveshjen me shkrim me Naim Aliun, ku kemi qenë tre përfaqësues prej neve, e tre prej atyre dhe kushtet kanë qenë që me qenë të dy imamët të barabartë, xhemati me u falë bashkë, të cilën e kemi nënshkruar tre anëtarët prej neve dhe tre prej tyre”, shpjegoi Ilazi.
Ekrem Haliti që në këtë xhami u fal me imamin Shaban Murati thotë se pesë vjet mosmarrëveshje u zgjidhën për pesë minuta bisedime.
“Shumë mirë që u arrit marrëveshja, dy hoxhollarë, ata po mirren vesh, xhemati u bashku. Është dashur të kalojnë pesë vjet për me u marrë vesh për pesë minuta, dikush ka thonë ‘na budallë nuk jemi po vonë kujtohemi’”, tha Haliti.
Edhe imami Remzi Halimi nuk e konsideron problem faktin se xhamia i ka dy imamë.
“Qëllimi im ka qenë që të bashkohemi, të bëhemi një xhemat. Hoxhallarë pse bohemi dy ose tre nuk prish punë, po ta kemi një xhemat”, tha imami Halimi.
Veli Ilazi thotë për KALLXO.com se xhamisë në “Dardani” të Gjilanit i shkojnë dy imamë, pasi ajo ka dy minare.
“Tash jemi duke u falur në një xhami, një xhemat, nuk ka bojkot. Xhamia është me dy minare, janë dy imamë. Imamët e kanë marrëveshjen mes vete, njëri del e fal një vakt, e tjetri një tjetër, pra ata merren vesh në mes vete. Na nuk kemi punë me ata”,thotë Ilazi.
Ndërsa Ekrem Haliti tregon se duke u falur në dy grupe, njerëzit ishin hasmuar shumë mes vete.
“Filluan njerëzit me u prish ndërmjet veti, jo unë nuk foli me atë sepse ai po falet me ata të të dytit ndërrim, thoshin njerëzit”, kujton Haliti.
Por për Veli Ilazin kjo gjendje i takon së kaluarës.
“Pesë vjet e kemi bojkotu këtë imam, më në fund jemi marrë vesh me ndërpre bojkotin”, thotë Ilazi. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë