LAJMI I FUNDIT:

Pollozhani: Dalja e BDI-së nga qeveria do ta zhbllokonte Kuvendin (Video)

Pollozhani: Dalja e BDI-së nga qeveria do ta zhbllokonte Kuvendin (Video)

Profesori universitar Bajram Pollozhani, në një intervistë për Alsat-M ka folur për situatën aktuale politike në Kuvendin e Maqedonisë dhe zgjidhjet e mundshme për të dalur nga kjo situatë. Ai tha se tërheqja e ministrave të BDI-së prej qeverisë do të ishte një mesazh për prishjen e çdo koalicioni me OBRM-PDUKM-në dhe një kohësisht do të ishte zhbllokim për Kuvendin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjithë kjo ka prodhuar krizë institucionale. Rrugë dalja është vetëm në një ndërgjegjësim politik më të madh. Kjo krizë ka pasoja, për shkak se po protestohet çdo ditë në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonis, mbi bazën e diskreditimit të Deklaratës politike shqiptare, në të cilën janë marrë vesh për të koordinuar disa pika nga programet e tyre elektorale. Ndërsa, tash jemi në një pozitë edhe pushteti lokal është jashtë sistemi, Kuvendi është jofunksional, qeveria është teknike, 1/3 e ministrave janë me mandate të çertifikuara si deputetë”, tha Pollozhani.

Ai tha se për momentin në Parlament po baltosen dhe etiketohen shqiptarët, atëherë sipas tij, deputetët shqiptarë duhet të reagojnë.

Si zgjidhje më të mirë kushtetuese ai tha se do të ishte dorëheqja e ministrave të BDI-së, do të bënte me dije prishjen e çfarëdo lloj koalicioni që BDI ka me OBRM-PDUKM-në dhe do të ishte mesazh politik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori