LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi fillon me ‘blindime’, rinovon kontratën me D’Ambrosion (Foto)

Zyrtare: Interi fillon me ‘blindime’, rinovon kontratën me D’Ambrosion (Foto)

Interi dhe Danilo D’Ambrosio kanë rinovuar marrëveshjen mes tyre.

Mbrojtësi italian, D’Ambrosio, ka qenë njëri ndër futbollistët kryesor të Interit këtë sezon, duke qenë shtyllë e formacionin titullar të Stefano Piolit.


Paraqitjet e mira të tij kanë bërë që drejtuesit zikaltër të mendojnë rinovimin e kontratës me të, dhe këtë ia kanë arritur.

Interi fillon blindimin e yjeve
Lexo po ashtu Interi fillon blindimin e yjeve

28-vjeçari italian ka nënshkruar kontratën e re me Interin, e cila do ta mbaj në klub deri me 30 qershor të vitit 2021.

“Danilo D’Ambrosio ka rinovuar kontratën dhe do të veshë fanellën tonë deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit zikaltër.

D’Ambrosio dhe Ausilio duke nënshkruar kontratën e re

Ndryshe, D’Ambrosio u transferua në Inter në janar të vitit 2015 nga Torino dhe që atëherë ka bërë 97 paraqitje për klubin, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/