LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet me studentë nga Maqedonia për forcimin e rolit të të rinjve

Thaçi flet me studentë nga Maqedonia për forcimin e rolit të të rinjve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur mbi njëzet studentë shqiptarë nga universitete të ndryshme të Maqedonisë.

Duke folur për afrimin e të rinjve shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, presidenti Thaçi tha se tashmë gjithçka ndërlidhet me angazhimin, punën dhe projektet e përbashkëta studentore, sepse mundësitë ekzistojnë.

“Sot ekziston lëvizja e lirë. Ekzistojnë bashkëpunimet ndëruniversitare. Studentët bëjnë transfere dhe ndjekin studimet në Prishtinë, Tetovë e Shkup, në përputhje me përvojat evropiane. Edhe autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila afron edhe më shumë shqiptarët, po shkon drejt finalizimit. Projektet e përbashkëta studentore e forcojnë rolin e të rinjve”, ka thënë presidenti Thaçi.


“Ju jeni e ardhmja dhe ne i mbështesim projektet e juaja!”, ka shtuar ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i studentëve shqiptarë nga Maqedonia, Arton Rama, duke treguar për angazhimin e tyre në projekte të ndryshme sociale, politike dhe kulturore, theksoi se fokusi i tyre është në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në Maqedoni dhe Kosovë.

“Si të rinj e vlerësojmë shumë kontributin dhe përpjekjet tuaja për unifikimin e shqiptarëve në Maqedoni. Shumica prej nesh jemi pjesë e organizatave dhe instituteve të ndryshme. Jemi studentë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, nga ai i Evropës Juglindore, pastaj kemi studentë edhe nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik i Shkupit, si dhe nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi. Ne jemi në Kosovë, sepse e duam Kosovën. Duam ta rrisim bashkëpunimin mes studentëve ku vijojnë studimet të rinjtë shqiptarë”, ka thënë përfaqësuesi i studentëve nga Maqedonia.

Studentët u interesuan edhe për procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, Maqedonia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me presidentin Thaçi, ata diskutuan edhe për mundësitë ekonomike që do i hapë autostrada “Arbën Xhaferi” kur të lëshohet në qarkullim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori