LAJMI I FUNDIT:

FFK-ja ende nuk e ka proceduar në Prokurori ndeshjen e dyshuara për kurdisje

FFK-ja ende nuk e ka proceduar në Prokurori ndeshjen e dyshuara për kurdisje

Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk e ka proceduar në Prokurori ndeshjen e dyshuar për kurdisje ndërmjet Besës dhe Trepçës. Prokuroria Themelore në Pejë e ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u marrë me këtë ndeshje posa t’i ofrohen provat e nevojshme.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka paralajmëruar se do ta procedojë në Prokurori për hetim ndeshjen e dyshimtë për kurdisje ndërmjet Besës dhe Trepçës (1:3), e zhvilluar të dielën në Pejë.


Mirëpo, Prokuroria Themelore në Pejë deri të martën nuk e ka marrë asnjë kërkesë apo njoftim nga shtëpia e futbollit kosovar. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” Prokuroria Themelore e Pejës, ku edhe është zhvilluar ndeshje me dyshime për kurdisje.

“Ju informoj se në Prokurorinë Themelore në Pejë nuk ka arritur asnjë kërkesë apo njoftim nga Federata e Futbollit të Kosovës në lidhje me ‘trukimin e ndeshjes Besa dhe Trepça’ e as për ndonjë rast tjetër”, thuhet në përgjigjen me shkrim që Prokuroria Themelore e Pejës ia ka dhënë “Zërit”.

Megjithëkëtë, institucioni për ngritje të akuzës ka shprehur gatishmërinë për të vepruar edhe në këtë rast sportiv posa t’i ofrohen provat e nevojshme për fillim të hetimeve.

“Për të gjitha rastet, sa herë ofrohen prova të mjaftueshme se është kryer një vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer, Prokuroria vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat që ka”, ka deklaruar Prokuroria Themelore në Pejë.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori