LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ka reaguar pas skandalit të përgjimit

Prishtina ka reaguar pas skandalit të përgjimit

Prishtina ka qenë e implikuar në videon skandaloze, ku shihet trajneri Ismet Munishi, gjyqtari Bajram Gashi dhe vëzhguesi Ali Ajeti.

Aty flitet se gjyqtari i ka ndihmuar Dritës, për ta mposhtur Prishtinën.

Prishtina ka reaguar pas këtyre deklaratave.


FC Prishtina është detyruar t’i përgjigjet interesimit të madh të medieve dhe adhuruesve të shumtë të klubit rreth skandalit të ndodhur në futbollin kosovar, i publikuar sot nga “Indeksonline” dhe të përcjella nga të gjitha mediet tjera ku konstatohet “viktimizimi” i FC Prishtinës.

Ky skandal e ka shokuar FC Prishtinën. Jo për shkak të humbjes së atyre tri pikëve, që gjyqtari e pranon se qëllimisht na ka dëmtuar dhe ka planifikuar të na dëmtojë edhe në ndeshjen e së mërkurës, por për shkak dëmit të madh e të pariparueshëm që ia ka shkaktuar futbollit kosovar, pjesë e të cilit jemi edhe ne si klubi më me renome.

FC Prishtina ndër vite është munduar t’i kontribuojë një futbolli normal e të shëndoshë, ani pse ishim të izoluar nga katër anët.

Në vazhdimësi kemi dhënë vërejtjet tona të argumentuara për prezencën e dukurive negative në futbollin tonë, por ato fatkeqësisht janë injoruar nga organet kompetente, të cilat më lehtë ndërmerrnin masa ndëshkuese ndaj FC Prishtinës që jepte vërejtje me qëllime pozitive sesa kundër akterëve të dukurive të ndryshme negative.

Për FC Prishtinën nuk çon fortë peshë humbja e pikëve në këso mënyra. Na vjen shumë keq për shkeljen e djersës së futbollistëve tanë, por më shumë na brengos frika se skandalet e tilla rrezikojnë seriozisht t’i humbas edhe ata pak donatorë që janë kontributdhënës të sinqertë në futbollin tonë.

Por, edhe më tepër se kjo na shqetëson frika e prishjes së imazhit të futbollit tonë në Evropë, të cilën e kërkuam me ngulm, e për të cilën gjenerata të tëra sakrifikuan shumë. Aq më tepër tani kur te UEFA veç kemi nis të bëhemi horë si pasojë e gjendjes së mjerueshme infrastrukturore në vendin tonë, të cilit më së paku në këtë kohë i janë dashtë “goditjet” me skandale trukimesh.

Andaj, FC Prishtina inkurajon FFK-në dhe instancat tjera që t’i përballojnë presionit që sigurisht iu është kanos dhe në mënyrë profesionale situatën ta menaxhojnë. I inkurajojmë që të ndërmarrin masa adekuate në mënyrë që bashkërisht ta tejkalojmë këtë situatë dhe futbollin tonë ta shpëtojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori