LAJMI I FUNDIT:

United-Everton, ekipet startuese

United-Everton, ekipet startuese

Manchester Unitedi është nikoqir i Evertonit për ndeshjen e kësaj xhiroje në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë në vend të pestë në tabelë me pesë pikë prapa Manchester Cityt që mban pozitën e katërt në tabelë, mirëpo Unitedi ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa Evertoni është i shtati në tabelë me tri pikë prapa kundërshtarit nga Old Traffordi.


Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Young, Bailly, Rojo, Blind; Carrick, Fellaini, Herrera; Lingard, Rashford, Ibrahimovic.

Formacioni startues i Evertont: Joel; Holgate, Jagielka, Williams, Baines; Barry, Davies, Gueye; Barkley, Mirallas, Lukaku.

/Telegrafi/