LAJMI I FUNDIT:

Noizy me biznes të ri, tregon se me çfarë tjetër do të merret përveç muzikës (Foto)

Noizy me biznes të ri, tregon se me çfarë tjetër do të merret përveç muzikës (Foto)

Reperi Noizy ka më shumë se 10 vite që merret me muzikë, dhe tani është një nga reperët më të pëlqyer në të gjitha trevat shqiptare.

Është shumë i kërkuar për koncerte apo mbrëmje të ndryshme muzikore, çka i kanë siguruar të ardhura të mira nga muzika.

E mesa duket përveç muzikës, reperi ka menduar së fundmi ta sprovojë veten edhe në diçka tjetër.


Ai tashmë do të merret edhe me biznes, pasi ka vendosur të hap një “bar shisha” në qendër të Tiranës.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi, përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, ku shihen punimet të cilat po bëhen në ambientet ku do të ngritet lokali.

“Në konstruksion e sipër, së shpejti shiha bar më i mirë në Tiranë”, shkruan Noizy përbri fotografisë. /Telegrafi/

Noizy së shpejti do të hap një shisha bar. Foto nga InstaStory.