Avokati Tomë Gashi, njëherit edhe avokati i familjes së Astrit Deharit, i cili ishte shok qelie me Naser Makollin, ka deklaruar që vdekja e Makollit është mjaft e dyshimtë, veçanërisht pas deklaratës së KMDLNJ-së, ku thuhet që Makolli nuk është person me probleme shëndetësore.
“Besoj se gjithçka është e qartë kur prokurorët e cilësojnë si vdekje e dyshimtë, është një vdekje që ka dyshimet e saj. Për mua ka dyshime gjithsesi për vdekjen e Makollit. Informatat që kanë rrjedhur sot, posaçërisht nga KMDLNJ, ku ka dalë se Makolli nuk ka rezultuar si person me probleme shëndetësore”, ka deklaruar Tomë Gashi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Tutje avokati Gashi ka treguar që Naser Makolli ishte deklaruar në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, dhe se paraprakisht Dehari i kishte thënë Makollit se ishte i frikësuar dhe se i kishte dhënë numrat e telefonit të familjareve, në mënyrë që ky i fundit t’i kontaktonte në rast të ndonjë ndodhie.
“Unë kam tri deklarata, në këto dokumente që janë deklarata të Makollit, janë marrë nga hetuesi dhe ka qenë prezent edhe prokurori i çështjes. Deklarata e tij që është dhënë pas vdekjes së Astrit Deharit data 5 nëntor, dy orë pasi ka gjetur trupin e pajetë të Deharit) është shtatë faqe, ku ndër të tjera është thënë se Astriti ka qenë i frikësuar dhe i ka dhënë numrat e telefonit të nënës së tij, babait, motrës dhe gruas dhe i ka thënë se nëse diçka e keqe i ndodh, ai t’i telefonoj familjarët e tij. Makolli ka thënë se këta numra i ka shënuar në bllokun e tij. Për ta vërtetuar këtë, kemi tri deklarata”.
“Makolli ka qenë dëshmitari kryesor, deklarimet e tij kanë qenë të vlefshme për tu hetuar rasti i Deharit. Njëri nga vëllezërit e Makollit më ka kontaktuar që të shkojë ta vizitojë në Lipjan Makollin, sepse ai është në gjendje që të japë më shumë informata që sipas tij, mund ta vërtetojë vrasjen e tij. Mënyra e vetme që të ishte e ligjshme është që të siguroja një leje që ta vizitoj për rastin e tij e jo për rastin e Deharit” ka thënë Tomë Gashi. /Klan Kosova/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian