LAJMI I FUNDIT:

Skandal në futbollin kosovar, trajneri dhe gjyqtarët flasin për kurdisje të ndeshjes (Video)

Skandal në futbollin kosovar, trajneri dhe gjyqtarët flasin për kurdisje të ndeshjes (Video)

Futbolli kosovar po del të jetë i përfshirë nga dallaveret dhe trukimet e ndeshjeve.

Dyshimet e qarta u regjistruan në javën që e lam pas ku ndeshjet Ferronikeli – Drenica dhe Besa – Trepça flitej se ishin të kurdisura pasi që shumë baste janë luajtur paraprakisht që dy skuadrat të humbnin ndeshjen, ani pse ishin super favorite.


Por, skandali po del të ketë burim edhe më të thellë dhe se është i kamotshëm. Indeksonline ka siguruar video ku shihen dhe dëgjohen akterë të futbollit kosovar duke folur për ndeshjet e manipuluara.

Në video shihet trajneri i famshëm kosovar, Ismet Munishi në takim me gjyqtarin kosovar, Bajram Gashin, vëzhguesin Ali Ajeti ku temë diskutimi kishin dallaveret që janë bërë e po bëhen në futbollin kosovar.

Gjyqtari Bajram Gashi tregon se si e kishte ndihmuar edicionin e kaluar Dritën që ta mposhtë Prishtinën pas më shumë se 10 vitesh.

Ai tregon se si kishte ndërhyrë direkt në rezultat me vendimet e tij. Gashi poashtu tregon një thirrje që i ishte bëri edicionin e kaluar për ta mposhtur Prishtinën, shërbim të cilin e kishte kryer pa asnjë cent bakshish, transmeton Indeksonline.

Temë diskutimi ishte edhe ndeshja e nesërme ku Gashi pritet të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Drita-Prishtina, ndeshja e rregullt në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjyqtari Gashi e merr “aminin” e vëzhguesit, Ali Ajeti i cili e garanton Munishin se do ta ketë përkrahjen e tyre deri në fund të edicionit në synimin për ta mbajtur Dritën në ligë.

Ky video inçizim do të vazhdoj nesër me pjesën tjetër ku zbulohen edhe detaje tjera nga dallaveret në futbollin e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Liverpoolit i ofrohet shansi për të nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në një marrëveshje të çmendur me çmim të ulët

Premier League
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera
Kalo në kategori