LAJMI I FUNDIT:

‘Veprimet e Ivanovit nuk janë të një mendjeje të shëndoshë’

‘Veprimet e Ivanovit nuk janë të një mendjeje të shëndoshë’

Gjorge Ivanov nuk mund të mbrojë kriminelët dhe patjetër të lejojë transferimin paqësor të pushtetit! Me sjelljen e tij, Ivanov reflekton një kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë! Evropa dhe bota e shohin se sjellja personale e Ivanovit nuk janë të bazuar në parimet demokratike, mirësjelljes dhe mendjes së shëndoshë, thuhet në reagimin e LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prandaj është një mesazh i tillë dhe i fundit nga udhëheqësit dhe institucionet e BE-së që përcolli për Maqedoninë kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk. Ivanov dhe Gruevski nuk duhet të punojnë për të krijuar një shtet binacional dhe të pengojnë komunitetin, sidomos kur ajo është bërë e qartë për progresin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. /Telegrafi/