LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qytetarët nuk mund të mbeten pa shërbime shëndetësore për shkak të frikës së OBRM-PDUKM-së

LSDM-ja ka akuzuar partinë në pushtet OBRM-PDUKM, për shërbimet shëndetësore në Maqedoni. Sipas LSDM-së, qytetarët nuk kanë shërbime shëndetësore për shkak të frikës së OBRM-PDUKM-së nga përgjegjësia për veprat e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çdo ditë e humbur në replika të panevojshme mes deputetëve të OBRM-PDUKM-së në Parlament, më i madh është dëmi që e durojnë qytetarët. Rrezikohet funksionimi normal i jetës së qytetarëve, të cilët nuk mund të marrin shërbime shëndetësore të përshtatshme. Po të mos ishte bllokuar Kuvendi nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe të kishte qeveri të re, deri tani të gjithë të siguruarit do të kishin shërbime spitalore pa pagesë. Por në vend që të shërohen pa para, qytetarët sot duhet ta paguajnë participimin për shërim spitalor, për shkak se OBRM-PDUKM-ja për interesat e saj i bllokon proceset demokratike, vetëm për ta shpëtuar Nikolla Gruevskin nga përgjegjësia e krimeve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në qendër të Suharekës

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në qendër të Suharekës

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën

Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Policia ndalon katër serb, kaluan ilegalisht kufirin

Policia ndalon katër serb, kaluan ilegalisht kufirin

Lajme
Kalo në kategori