LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Sot është festa e Gruevskit, ai është ekspert i gënjeshtrave

LSDM: Sot është festa e Gruevskit, ai është ekspert i gënjeshtrave

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim thekson se 1 prilli është festa e Gruevskit, për shkak se siç thonë, ai është ekspert për gënjeshtra. Nga LSDM akuzojnë Gruevskin për shpikje të “furgonëve të verdhë dhe shërbimeve të huaja”, të cilët kanë realizuar përgjimet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gruevski pohoi se përgjimet janë prerë, ngjitur, krijuar dhe montuar. Bashkëpartiaku i tij Antonio Milloshoski pranoi se përgjimet janë të vërteta, ndërsa e kanë pranuar edhe të tjerë. Gruevski pohoi se nuk do të ketë asnjë dorëheqje pas skandaleve me krimet dhe të këqiat të publikuara në projektin “E vërteta për Maqedoninë”. Jankulloska, Janakieski dhe Mijallkov i dhanë dorëheqjet e para, ndërsa pas tyre pasuan edhe shumë tjerë. Gruevski pohoi se nuk do të jep dorëheqje si kryeministër, tani më shumë se një vit ai nuk është kryeministër dhe asnjëherë nuk do të jetë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu kanë përmendur edhe premtime tjera të Gruevskit që nuk janë realizuar, ndërsa thonë se gënjeshtrat e Gruevskit kanë afat të shkurt të pëdorimit dhe sipas tyre, qytetarët kanë zgjedhur reforma dhe jetë për gjithë qytetarët në Maqedoni./Telegrafi/