LAJMI I FUNDIT:

Analizë e Guardianit: Kërkesa ruse e vitit 1989 për rend të ri botëror u refuzua dhe putinizmi lindi

Analizë e Guardianit: Kërkesa ruse e vitit 1989 për rend të ri botëror u refuzua dhe putinizmi lindi

Shumë kohë para se Vladimir Putini të vinte në pushtet në vitin 2000, ishte vënë skena për konfrontimin e Rusisë me Perëndimin, shkruan Guardian, transmeton Telegrafi.

Dy versione të papajtueshme hyn në konflikt pasi Bllokut Lindor nisi të shpërbëhej më 1989. Për Perëndimin asgjë nuk duhej ndryshuar. Komuniteti Atlantik kishte fituar Luftën e Ftohtë, duke demonstruar superioritetin e rendit perëndimor dhe gjithçka që ishte e nevojshme ishte që Rusia t’i bashkohet komunitetit të zgjeruar. Dera u hap me të vërtetë, por kushtet nuk ishin të drejta. Boris Jelcini e tha këtë në mënyrë të qartë. Putini e tha të njëjtën. Perëndimi e ftoi Rusinë të bashkohet në një komunitet të zgjeruar, por Rusia donte t’i bashkohej një Perëndimi të transformuar dhe një Evrope të rikonfiguruar.

Për Mikhail Gorbachevin, liderin e fundit sovjetik, fundi i Luftës së Ftohtë paraqet momentin kur Moska ka mundur të punojë me fuqitë perëndimore për të krijuar një realitet të ri politik. Perëndimi historik, me NATO-n dhe Bashkimin Evropian në thelbin e saj, në idenë ruse duhej të bëhej Perëndim më i madh, me Rusinë si anëtare themeluese të një lloji të Evropës pan-kontinentale që shtrihet nga Lisbona deri në Vladivostok.


Por, fuqitë e Atlantikut, nga frika se Rusia ishte duke u përpjekur për të vënë një pykë midis dy krahëve në Evropë dhe në Amerikë, hodhi poshtë këto ide. Në praktikë, pikëpamjet ruse dhe perëndimore nuk ishin larg njëri-tjetrit. Ajo që ishte e nevojshme ishte një lloj i pajtimit që ka munguar në vitet pas Luftës së Ftohtë.

Në vend të kësaj, në fund të Luftës së Ftohtë një palë u forcua në kurriz të tjetrit dhe pa transformim të rendit botëror. Kjo do të thotë se Lufta e Ftohtë nuk ka përfunduar. Rusia mund të ishte bërë pjesë e konstelacionit fitues, si Gjermania dhe Japonia pas vitit 1945, por kjo kërkonte një lloj të pranimit të humbjes diçka që as Jelcin e as Putini nuk ishin të gatshëm të pranojnë.

Pa Bashkimi Sovjetik si një forcë, rendi botëror i themeluar pas vitit 1989 doli pra të jetë unipolar që dominon nga sistemi amerikan i fuqisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Kalo në kategori