LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Do isha i lumtur nëse Ibrahimovic largohet

Mourinho: Do isha i lumtur nëse Ibrahimovic largohet

Jose Mourinho ka thënë se ai do të ishte i lumtur për Zlatan Ibrahimovicin dhe familjen e tij nëse sulmuesi vendos të largohet nga Manchester United.

Sulmuesi suedez është në bisedime me Unitedit rreth zgjatjes së qëndrimit të tij në Old Trafford, pasi nënshkroi një kontratë një vjeçare para fillimit të sezonit 2016/17.

Ish-kapiteni i Suedisë ka pasur një sukses të madh që nga ardhja e tij te Unitedit, pasi ka shënuar 26 gola në të gjitha garat, duke shënuar edhe në finalen e Kupës EFL ndaj Southamptonit.


Megjithatë, Ibrahimovic ende nuk ka marr vendimin rreth ta ardhmes së tij, të qëndroj apo të largohet nga Djajtë e Kuq, por kjo nuk e zemëron trajnerin e tij, Mourinhon, i cili ka thënë se do të ishte i lumtur me çfarëdo vendimi të suedezit.

“Unë jam i qetë dhe duke pritur për vendimin”, ka thënë fillimisht Mourinho për Sky Sports.

“Nëse vendimi është që ai të qëndrojë dhe ai është i lumtur me atë, ne jemi të kënaqur me këtë”, transmeton Telegrafi.

“Në qoftë se vendimi i tij është që të largohet dhe të përpiqen për të gjetur një sfidë tjetër, unë do të jem gjithashtu i lumtur për të”.

“Ai ka [një pjesë të madhe të suksesit tonë këtë sezon], por qenia njerëzore është më e rëndësishme se sa lojtari dhe ekipi”.

“Në qoftë se vendimi i tij është që të largohet dhe të përpiqet të jetë i lumtur me familjen e tij dhe të ketë një realitet të ndryshëm, le të jetë kështu”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Ligat tjera
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori