LAJMI I FUNDIT:

Azpilicueta refuzon Barçën: Jam i lumtur te Chelsea

Azpilicueta refuzon Barçën: Jam i lumtur te Chelsea

Cesar Azpilicueta e ka cilësuar si lakmuese interesimin e Barcelonës për të, por sipas tij kjo nuk do të ndikoj aspak pasi është shumë i lumtur te Chelsea.

Mbrojtësi spanjoll ka shkuar gjithmonë duke e rritur nivelin e paraqitjeve që nga transferimi i tij në Angli te Chelsea, dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.


Të fundit janë gjigantët spanjoll, Barcelona, të cilët kanë shprehur haptas interesim për të transferuar mbrojtësin e shkathët, por Azpilicueta është shprehur se është i lumtur te Chelsea dhe nuk do transferohet te Barça, edhe pse ky interesim është joshës.

Barcelona pas treshes së Chelseat
Lexo po ashtu Barcelona pas treshes së Chelseat

“E vërteta është se tani unë jam duke menduar vetëm për Chelsean dhe ndjej dashuri këtu. Jam këtu që pesë vjet tani dhe kam zgjatur kontratën time jo shumë kohë më parë”, ka thënë fillimisht Azpilicueta për The Guardian.

“Sigurisht se është lakmuese të jesh i lidhur me Barcelonën: kjo do të thotë që ju jeni duke luajtur mirë”, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk kisha dëgjuar këto lloj tregime sezonin e kaluar. Kjo është një pasojë e asaj që ne jemi në krye të Ligës Premier, gjërat janë duke shkuar mirë”.

Azpilicueta motivon bashkëlojtarët ndaj West Hamit, kapiteni i ardhshëm? (Video)
Lexo po ashtu Azpilicueta motivon bashkëlojtarët ndaj West Hamit, kapiteni i ardhshëm? (Video)

“Objektivi im që kur kam ardhur ishte që të rritem si një lojtar dhe një person. Unë jam përshtatur me qytetin dhe vendin. Ndjehem i vendosur, jam i kënaqur me gjuhën, familja ime është shumë e lumtur”.

“Tani objektivi im i vetëm është që të vazhdojë me Chelsean”, përfundoi mbrojtësi i gjithanshëm spanjoll, i cili te ‘Blutë’ erdhi nga Marseille para pesë sezoneve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori