LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës ende nuk ka informacione për të arrestuarit në Itali

Policia e Kosovës ende nuk ka informacione për të arrestuarit në Itali

​Institucionet e Kosovës ende nuk kanë ndonjë informacion zyrtar për arrestimin e tre kosovarëve të dyshuar për terrorizëm nga Policia e Italisë.

Policia e Kosovës në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka informacione për arrestimin e tre kosovarëve të dyshuar për terrorizëm.

“Ne për këtë rast nuk kemi dhënë deklaratë si polici e Kosovës, pasi informacionet në mes shteteve vijnë përmes kanaleve zyrtare diplomatike”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani.


Policia italiane arrestoi në fillim të javës tre shtetas të Kosovës në qytetin e Venedikut, pasi njëri prej tyre u kap në përgjimet telefonike duke ‘propozuar hedhjen në erë të urës së famshme Rialto” ndërkohë që të tjerët kanë përgëzuar sulmet e fundit në Londër. Një i mitur gjithashtu u arrestua, ka bërë me dije agjencia e lajmeve AP.

Një prokuror i Venedikut tha se një bastisje në një banesë në Venedik janë gjetur dëshmi se të dyshuarit po përgatiteshin fizikisht dhe kanë shikuar edhe regjistrime në video me ekstremistë islamik që demonstronin se si kryhet një sulm me thikë.

Kryetari i Venedikut, Luigi Brugnaro, kishte thënë se të gjithë të arrestuarit kishin lejeqëndrim të rregullt në Itali.

Zoti Brugnaro tha se pos arrestimeve, janë kryer edhe 12 bastisje në qendër të Venecias, në Mestre dhe Treviso.

Autoritetet i identifikuan të dyshuarit si Fisnik Bekaj, Dake Haziraj dhe Arjan Babaj, dhe thanë se ata kanë shprehur ‘gatishmërinë për të vdekur për kauzën xhihadiste dhe kanë biseduar se si janë inspiruar nga sulmet e Londrës, kur u vranë katër persona”.

Prokurori i Venedikut citohet të ketë thënë se grupi ishte “vërtetë i rrezikshëm” dhe ka bërë komplot për sulme jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj.

Pamje nga arrestimi i kosovarëve të dyshuar për planifikimin e sulmit në Itali (Video)
Lexo po ashtu Pamje nga arrestimi i kosovarëve të dyshuar për planifikimin e sulmit në Itali (Video)

Shefi i policisë së Venedikut, shkruan AP, e ka cilësuar të miturin si “personin që ka bërë deklaratat më radikale”.

Gjatë viteve të fundit, policia italiane tha se ka bërë disa arrestime të ekstremistëve të dyshuar islamikë, të akuzuar se kishin rekrutuar luftëtarët për xhihad në Siri dhe Irak, duke i radikalizuar të tjerët ose duke bërë sulme të brendshme në vendet e tyre.

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Këta janë katër kosovarët e dyshuar për planifikim të sulmit terrorist në Itali (Foto)
Lexo po ashtu Këta janë katër kosovarët e dyshuar për planifikim të sulmit terrorist në Itali (Foto)

Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë.

Autoritetet e Kosovës patën deklaruar se numri i shkuarjes së qytetarëve të Kosovës për të marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak ka shënuar rënie.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë pak ditë më parë se Kosova ka demonstruar vullnet dhe unitet për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Ai tha se Kosova nuk mund të konsiderohet si përjashtim nga fenomeni i terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj dhe nënvizoi se “Kosova ka një polici të shkëlqyeshme, por askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme terroriste, sepse këtë nuk mund ta garantojnë as shtetet tjera”. /REL/.

Në trend Lajme

Më shumë
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Kronika e Zezë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kalo në kategori