LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga arrestimi i kosovarëve të dyshuar për planifikimin e sulmit në Itali (Video)

Pamje nga arrestimi i kosovarëve të dyshuar për planifikimin e sulmit në Itali (Video)

Policia italiane ka publikuar pamjet e bastisjes së banesave dhe më pas arrestimit të kosovarëve, Fisnik Bekaj (24 vjeçar), Dakë Haziraj (25 vjeçar) dhe Arjan Babaj të cilët dyshohen se kanë planfikuar të kryenin një sulm terrorrist në qytein Venecia të Italisë.

Pos tyre, si i përfshirë në këtë rast është arrestuar edhe një kosovar i katërt i mitur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.


Në banesën e të dyshuarve është gjetur armatim.

Sipas mediave italiane,  kosovarët planifikonin ta hidhnin në erë urën e famshme “Rialto” të qytetit me shpresën për të vrarë qindra turistë, transmeton Klan Kosova.

Ky grup i ka thënë  hetuesve, se ishte frymëzuar sidomos nga sulmi jashtë Parlamentit britanik.

Nga  bisedat telefonike të përgjuara , të dyshuarit janë regjistruar duke festuar sulmin terrorist të  javës së kaluar në Londër,  ku Khalid Masood 52 vjeçar shkeli me veturë njerëzit që po qarkullonin nëpër urën në Londër duke vrarë tre persona dhe për ta therrur më pas me thikë policin Keith Palmer jashtë objektit të parlamentit britanik.

Dy nga të dyshuarit për pranifikimin e sulmit në Itali kanë punuar si kamerierë në Venecia, sipas gazetës lokale ” La Nuova Venezia”, kurse, një nga të dyshuarit është arrestuar në një apartament në afërsi të “La Fenice”, shtëpia  historike e Operas së Venecias, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori