LAJMI I FUNDIT:

I gatshëm ta mbyllë karrierën në klubin aktual

I gatshëm ta mbyllë karrierën në klubin aktual

Për Ledjan Memushajn, përballja me Italinë do të jetë gjithmonë e paharrueshme në kujtesën e tij, aq sa ai nuk ngurron ta cilësojë edhe si ndeshjen më të bukur të karrierës së tij.

“Po, padyshim ishte një emocion i madh, ndoshta ishte ndeshja më e bukur në karrierë. Jo më e rëndësishmja por më e bukura se isha përballë një shteti ku jam rritur. Kundër Italisë ishte një emocion unik”, u shpreh Memushaj për mediat italiane.


Deri në fundin e kampionatit italian kanë mbetur pak javë dhe pastaj vjen koha për të vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Por ndryshe nga menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, i cili mendon se Memushaj meriton vetëm Serinë A, kapiteni është gati të zbresë edhe në B me klubin ku ai shprehet se ka kontratë derisa të dalë në pension.

“Ai është opinioni i tij, nuk ishin fjalë që i thashë unë. Është absurde të flasësh tani për merkaton, janë budallallëqe. Pastaj kam kontratë këtu deri kur të dal në pension, 2020 apo 2021. Pse ky besim i klubit? Ose punon mirë ai si menaxher ose jam i mirë unë”, tha 30-vjeçari duke qeshur,.

Ndërkohë, ai nuk kurseu elozhet për trajnerin Zdenek Zeman, duke e quajtur një privilegj faktin se punonte përkrah një personazhi të tillë.

“Padyshim Zeman punon ndryshe, si në nivel fizik ashtu edhe taktit. Me Zeman është më shumë lojë si të sulmosh hapësirat, ndërsa me Odon luanim më shumë me top në këmbë. Zeman është një prej shembujve të viteve të fundit. Nuk mund ta quaj një ëndërr që realizohet por një prej gjërave të rëndësishme të karrierës. Të punoj me të është një nder për mua”, deklaroi mesfushori i përfaqësueses shqiptare.

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori