Lëvizja Besa: Ulja e shkëmbimit tregtar, dështim i qeverisjes BDI-OBRM-PDUKM
Lëvizja Besa përmes një kumtese në Telegrafi Maqedoni ka reaguar në lidhje me dështimet në sektorin ekonomik.
‘Gjatë qeverisjes OBRM-PDUKM, përveç shumë dështimeve në sektorin ekonomik, edhe shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës ka shënuar rënie dhe dështim, gjithë kjo falë ministrave të Ekonomisë, të cilët rregullisht kanë qenë nga radhët e partisë shqiptare BDI.
Prej vitit 2011 deri më 2017 shkëmbimi tregtar ka shënuar rënie për 60%: më parë ka qenë rreth 650 milionë dollarë në vit, kurse në vitin e fundit ka rënë në 240 milionë dollarë. Kjo rënie vjen si pasojë e marrëdhënieve jo të fuqishme ekonomike mes dy shteteve, si pasojë e moskordinimit dhe moskëmbimit të informacioneve dhe legjislativit, por edhe nga mosdhënia rëndësi e lidhjeve rrugore dhe infrastrukrurore mes Kosovës dhe Maqedonisë. Siç e dimë, edhe pse Kosova i ka filluar punimet për lidhjet rrugore dhe infrastrukturore me Maqedoninë, nga ana e Maqedonisë një projekt i tillë ende nuk ka filluar konkretisht.
Prandaj Lëvizja Besa konsideron se qeverisja e deritanishme i ka sjellë dëm të madh ekonomik vendit dhe ka ndikuar në uljen e marrëdhënieve ekonomike edhe me vendet fqinje, sidomos me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo për ne, përveç që shpreh qasje të gabuar ekonomike, që lë pasoja për bizneset, flet edhe për orientimin që ia kanë dhënë shtetit politikanët e dyshes OBRM-BDI. Si i tillë, ky veprim për neve është, në esencë, antishqiptar, por edhe kundër mirëqenies ekonomike të qytetarëve të të dyja vendeve.
Me këtë rast Lëvizja BESA thekson se në plan afatshkurtër të veprimit ekonomik e ka ripërtëritjen e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën dhe shtetet e tjera fqinje, për ta ngritur kështu shkëmbimin tregtar mes vendeve, duke vlerësuar se kjo do të ndikojë edhe në ekonominë e Maqedonisë, por edhe të Kosovës’, thuhet në kumtesën e Lëvizjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj