Hudhra në qumësht – shëron astmën, sëmundjet e zemrës, pagjumësinë, kollin dhe shumë sëmundje tjera
Një numër i madh frutash dhe perimesh njihen si produkte të cilat i shërojnë problemet e ndryshme shëndetësore, pa pasur nevojë për përdorim të ilaçeve farmaceutike.
Më poshtë e keni një recetë të një pije, e cila funksionon si ilaç i vërtetë dhe jua përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Kjo pije kryesisht përbëhet nga hudhra dhe qumështi i ngrohtë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 500 ml. qumësht
– Dhjetë karafila të qëruar dhe copëtuar hudhër
– Dy apo tri lugë gjelle sheqer
– 250 ml. ujë
Në një tenxhere vendoseni ujin dhe qumështin, pastaj shtojani hudhrën dhe vendoseni për t’u nxehë. Prisni derisa përbërësit fillojnë të vlojnë. Tenxherja le të ngrohet në nivel mesatar dhe mos u ndalni duke i përzier përbërësit derisa të mbetet vetëm gjysma e sasisë së përbërësve që i keni vendosur. Në fund shtojani sheqerin.
Kjo pije preferohet të shërbehet e nxehtë, ndërsa ndikon në përmirësimin e këtyre problemeve shëndetësore:
Astmë – nëse konsumoni tri karafila hudhër çdo natë, ju do t’i lehtësoni simptomat e astmës.
Pneumoni – nëse konsumoni hudhër me qumësht tri herë në ditë, mundësitë janë të mëdha që do ta trajtoni në mënyrë të suksesshme pneumoninë.
Sëmundjet kardiake – kjo pije në mënyrë efikase i zvogëlon nivelet e kolesterinës LDL, që gjithashtu njihet si kolesterinë e keqe, ndërsa parandalon formimin e bllokadave në artere.
Kollin – e kombinuar me xhenxhefil, kjo pije mund të jetë e shkëlqyeshme për trajtimin e kollit të vazhdueshëm. Hudhra ka efekte antibakteriale, gjë që e bëjnë atë një ilaç të mahnitshëm për kollin, ndërsa rekomandohet t’i shtoni edhe pak mjaltë përbërësve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City