LAJMI I FUNDIT:

Vizita e zyrtarëve serbë në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugët (Foto)

Vizita e zyrtarëve serbë në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugët (Foto)

Ardhja e delegacionit serb për vizitë në Kosovë ka bërë që shumë rrugë të bllokohen në disa komuna të Kosovës.

Dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugorë Prishtinë-Gjilan, respektivisht në vendin e quajtur Llabjan.


Edhe banorët e komunës së Rahovecit kanë dalë të protestojnë kundër kësaj vizite që nga ora 07:30 të mëngjesit të sotëm, duke bllokuar kështu rrugën në hyrje të fshatit Hoq e Madhe, shkruan Telegrafi.

Protesta edhe në Rahovec kundër Vuçiqit (Foto)
Lexo po ashtu Protesta edhe në Rahovec kundër Vuçiqit (Foto)

Ndonëse ishte paraparë që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që ai deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

Në vend të Vuçiqit, për vizitë në Kosovë është paralajmëruar ardhja e drejtorit të së ashtuquajturës zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Kundër Vuçiqit, bllokohet magjistralja Prishtinë-Gjilan (Foto)
Lexo po ashtu Kundër Vuçiqit, bllokohet magjistralja Prishtinë-Gjilan (Foto)

Edhe rruga që vjen nga Prishtina për në komunat veriore të Kosovës, është e bllokuar. Banorët shqiptarë të

Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën magjistrale për të ndalur serbët të takohen me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, i cili vjen për fushatë zgjedhore.

Ndryshe, këto bllokime rrugësh po ndodhin si kundërshtim i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, dhe ardhjes së Vuçiqit në Leposaviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori