LAJMI I FUNDIT:

Protesta edhe në Rahovec kundër Vuçiqit (Foto)

Protesta edhe në Rahovec kundër Vuçiqit (Foto)

Ardhja e delegacionit serb për vizitë në Kosovë ka nxitur pakënaqësi të mëdha tek qytetarët.

Banorët e komunës së Rahovecit kanë dalë të protestojnë kundër kësaj vizite që nga ora 07:30 të mëngjesit të sotëm, duke bllokuar kështu rrugën në hyrje të fshatit Hoq e Madhe, shkruan Telegrafi.


Ndonëse ishte paraparë që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që ai deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

Përkundër insistimit të Policisë së Kosovës dhe disa përfaqësueseve serb të fshatit Hoq së Madhe për ta liruar rrugën për autobusin i cili ka qëllim të marr pjesë në pritjen e politikanëve serb në Leposaviq, banorët janë shprehur të vendosur që mos ta lejojnë një gjë të tillë.

Rruga ende vazhdon të jetë e bllokuar për kalimin e autobusëve, por jo edhe për veturat e banorëve të cilët lëvizin lirisht.

Kundër kësaj vizite të delegacionit serb në Kosovë po protestojnë edhe banorët e komunës së Gjilanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori