LAJMI I FUNDIT:

Putin i jep Serbisë dhjetëra tanke dhe aeroplanë luftarakë, falas!

Putin i jep Serbisë dhjetëra tanke dhe aeroplanë luftarakë, falas!

Serbia dëshiron të bashkohet me BE-në. Por vendi ballkanik merr një furnizim me pajisje ushtarake me shumicë nga pronat e rezervave ruse – pa paguar për to. Me këtë marrëveshje, Kremlini dëshiron të arrijë një qëllim, shkruan mediumi gjerman Welt.de.

Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar Serbisë ofrimin e dhjetëra avionëve luftarakë dhe tanke nga rezervat e forcave të saj të armatosura.


Siç ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, njoftoi, shkruan më tej ky medium, Serbia nuk duhet të paguajë asgjë për 29 aeroplanët luftarakë MiG-29, 30 tanke luftimi T-72, si dhe 30 automjete të blinduara të BRDM-2.

“Presidenti i Federatës Ruse ka thënë se do të nënshkruajë dekretin për lirimin (dërgesën e armëve), dhe kur kjo të bëhet, ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat”, citon ky mediumi Gjorgjeviçin.

Marrëveshja u ra dakord gjatë një vizite në kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Moskë.

Por, sipas Welt.de, përcjell Telegrafi, pa asnjë kosto nuk është as Serbia, pasi Gjorgjeviç ka njoftuar një “modernizim të plotë dhe riparim” të sistemit të armatimit.

Dhe kjo do të bëhet nga teknikët rusë. Ekspertët vlerësojnë vetëm përpunimi i avionëve luftarakë do t’i kushtojë Serbisë rreth 200 milionë euro.

Serbia është në negociatat e pranimit në BE, por edhe mban marrëdhënie tradicionalisht të ngushta me Rusinë.

Moska dëshiron të arrijë mbi të gjitha që Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit të mos i bashkohen NATO-s. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori